Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese tri kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), atij për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, akte të cilat janë miratuar në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se këto dy ligje dhe ky vendim, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Përmes kontestimit të Ligjit për KPM-në është sfiduar tendenca e pushtetit për të kontrolluar mediat e lira dhe të pavarura dhe për të shkelur parimet e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si vlera themelore të rendit kushtetues.
“Madje, kjo ka shkuar aq larg saqë përmes këtij projektligji tentohet të kontrollohen edhe personat fizikë të cilët prodhojnë kontent, dhe mund t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes rrjeteve sociale”, theksoi Tahiri.
PDK konsideron që përmes Ligjit për KPK-në shkelen garancionet kushtetuese si prezumimi i pafajësisë dhe i sigurisë juridike, në kuptimin e vendosjes së standardeve të ndryshme për emërimin e anëtarëve të KPK-së në raport me standardet e ndryshme për shkarkimin e tyre.
“Konsiderojmë që përmes këtij projektligji, pushteti aktual po synon të kapë sistemin prokurorial, rrjedhimisht organin e akuzës që ka për detyrë luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vendin tonë”, tha ai.
Sa i përket vendimit për Statutin e UP-së, Tahiri tha se përmes tij synohet cenimi i marrëdhënies së punës së stafit akademik të UP-së, duke i vendosur të njëjtit përballë situatave të presioneve dhe kërcënimeve të pabaza për humbjen e titujve akademikë, e për rrjedhojë edhe të marrëdhënies së punës.
GP i PDK-së, ashtu siç ka bërë deri më tani, edhe në këtë rast i ka qëndruar besnik Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj dhe është besimplotë se edhe këto raste do të konfirmohen si shkelje kushtetuese dhe në këtë mënyrë do të evitohen pasojat e pariparueshme që këto akte do t’i shkaktonin institucioneve të pavarura kushtetuese, por edhe të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Këto janë nisma në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur që do të dalim fitues”, përfundoi Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit