PDK në Gjilan kritikon raportin vjetor: Komuna nuk gjeti financa për nevojat e qytetarëve

Partia Demokratike e Kosovës -dega në Gjilan ka analizuar raportin e punës të vitit 2024, ku theksoi se komuna nuk pagoi subvencionimin për barna me arsyetimin e mungesës së mjeteve financiare.
PDK-së thotë se ky arsyetim nuk qëndron, duke shtuar se komuna pati financa, por që sipas tyre, paratë e dedikuara i shfrytëzuan në dreka e darka.
“Sipas raportit të punës të vitit 2024 gjithçka funksionoi dhe ishte perfekt për pushtetarët komunal të VV-së në Gjilan, asgjë nuk ju ka munguar për një jetë normale institucionale dhe planin e shpenzimeve të luksit e realizuan 300%”, thuhet në reagimin e PDK-së.
PDK shton se pavarësisht kësaj, komuna nuk gjeti financa për subvencionimin e kërkesave të qytetarëve, pagesat për barna, për shërbime mjekësore, për pagesën e qirasë si dhe për pagat e personave me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/

















































