Katari do të vazhdojë të bëjë pagesa për Gazën për të mbështetur enklavën, siç ka bërë prej vitesh, ka thënë ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit.
“Ne nuk do të ndryshojmë mandatin tonë. Mandati ynë është ndihma dhe mbështetja jonë e vazhdueshme për vëllezërit dhe motrat tona të Palestinës. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë në mënyrë sistematike siç e kemi bërë më parë”, citohet të ketë thënë Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, përcjell Telegrafi.
Deklaratat e tij vijnë në mes të zemërimit të shtuar në Izrael rreth pagesave prej vitesh nga shteti i Gjirit për Hamasin, sipas një marrëveshjeje që dikur i shihte diplomatët e Katarit të mbërrinin në enklavë çdo muaj me valixhe që përmbanin 15 milionë dollarë para të gatshme.
Dorëzimi i parave të gatshme duhej të ndihmonte në pagesën e nëpunësve civilë të Gazës.
Dhe fotografitë në vitin 2018 tregonin punëtorët që rrinin në rresht për të marrë kartëmonedha prej 100 dollarësh.
Izraeli e miratoi marrëveshjen në një takim të kabinetit të sigurisë në gusht 2018, gjatë një mandati të mëparshëm të Benjamin Netanyahu si kryeministër.
Në atë kohë, Netanyahu u kritikua se ishte i butë ndaj Hamasit.
Pasi i dërguari i Katarit në Gaza, Mohamed Al Emadi, dorëzoi valixhet e para me para në nëntor 2018, Netanyahu mbrojti iniciativën.
“Po bëj gjithçka që mundem në koordinim me ekspertët e sigurisë për të rikthyer qetësinë në fshatrat (izraelitë) të jugut, por edhe për të parandaluar një fatkeqësi humanitare (në Gaza). Është një proces. Mendoj se në këtë kohë, ky është hapi i duhur”, kishte thënë Netanyahu.
Ndër kritikët e tij në atë kohë ishte ministri i atëhershëm i arsimit, Naftali Bennett, i cili i quajti fondet “para për mbrojtjen”.
Bennett më vonë u bë vetë kryeministër në një qeveri jetëshkurtër që përfshiu spektrin politik.
Të dielën, ai i tha CNN se kishte ndaluar së lejuari që pagesat të bëheshin me para në dorë kur u bë kryeministër, duke i quajtur valixhet e parave të gatshme një “gabim të tmerrshëm”.
“Pse do t’i ushqejmë ata [Hamasin] me para për të na vrarë ne [izraelitëve]?”, pyeti Bennett.
Kujtojmë se marrëveshja është një arsye pse shumë izraelitë sot ia vënë një pjesë të fajit për sulmine Hamasit më 7 tetor personalisht Netanyahut.
Shumë njerëz i thanë CNN se besonin se lejimi i pagesave e bëri Hamasin më të fortë dhe, në fund të fundit, i përkeqësoi sulmet brutale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova