LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht që 10 vite më parë vrau 77 persona në sulmin më vdekjeprurës në Norvegji, Breivik kërkon lirimin me kusht

Pavarësisht që 10 vite më parë vrau 77 persona në sulmin më vdekjeprurës në Norvegji, Breivik kërkon lirimin me kusht

Vetëm dhjetë vite pasi kreu sulmin më vdekjeprurës në Norvegji, ekstremisti Anders Breivik kërkoi sot nga trupi gjykues të lirohet me kusht – e një kërkesë e tillë nga gjykata pritet të refuzohet.

Familjet e viktimave frikësohen se Breivik do të shfrytëzojë seancën dëgjimore për të promovuar qëndrimet e tij politike, dhe për këtë kanë bërë thirrje që të mos i kushtohet shumë vëmendje siç edhe ai po e kërkon, transmeotn Telegrafi.

Për arsye sigurie, gjykata në jug të rajonit Telemark, seancën do ta mbajë në palestrën e burgut Skien, ku Breivik po vuan dënimin.


Breivik pati vrarë 77 persona dhe për këtë u dënuar me 21 vite burgim në vitin 2012, ku ekziston mundësia që dënimi t’i zgjatet nëse ai vlerësohet se paraqet rrezik për shoqërinë.

Breivik, sot 42-vjeç, pati vrarë tetë persona në Oslo me shpërthimin e një kamioni plotë me eksplozivë para zyrave të qeverisë gjatë 22 korrikut 2011.

Më pas ka qëlluar me pushkë 69 tjerë, shumica prej tyre adoleshentë që kishin shkuar në një kamp veror në ishullin Utoya. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori