LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht luftimeve, ukrainasit dekorojnë bredhin në stacionin e metrosë në Kiev – për ndezjen e dritave përdorën metodë interesante

Pavarësisht luftimeve, ukrainasit dekorojnë bredhin në stacionin e metrosë në Kiev – për ndezjen e dritave përdorën metodë interesante

Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe problemeve të shumta me energji elektrike, ngrohje e ujë të pijshëm, ukrainasit nuk i ndali asgjë që të dekorojnë bredhin në prag të festës së Krishtlindjes.

Megjithatë për t’i ndezur dritat e bredhit të vendosur në stacionin e metrosë në Kiev, inxhinierët prodhuan një pajisje që me sjelljen e pedaleve të biçikletës prodhon rrymë të mjaftueshme sa për t’i ndezur dritat në bredh, transmeton Telegrafi.

Me këtë veprim ata po tentojnë të ngritin moralin dhe të sjellin shpirtin festiv në kryeqytetin ukrainas, i cili nga 24 shkurti ishte cak i vazhdueshëm i ushtrisë ruse.


Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka shpërndarë pamjet e bredhit që u ndriçua në momentin që një burrë filloi të lëvizë pedalet e biçikletës.

Bredhi është stolisur në stacionin e metrosë së Kievit, dhe disa tjerë janë vendosur nëpër qytete tjera ku po vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori