Pavarësisht kundërshtimeve të inxhinierëve, Musk urdhëroi heqjen e sistemit të radarëve në veturat Tesla

Inxhinierët e Tesla-s patën frikë se vendimi i drejtorit ekzekutiv, Elon Musk, për largimin e radarëve të teknologjisë së lartë nga veturat elektrike të markës dhe zëvendësimi i tyre me kamera, do të çonte në një rrezik më të lartë përplasjesh me sistemet e saj gjysmë autonome të drejtimit, sipas raporteve nga SHBA-ja.
Gazeta amerikane, The Washington Post, raporton se kërkesa për të hequr teknologjinë e radarit të veturave Tesla – e cila përdoret për të operuar sistemet e avancuara të asistimit të shoferit – dhe zëvendësimi i saj me sistem të bazuar në kamera është urdhëruar nga ana e Musk, pavarësisht kundërshtimeve nga inxhinierët e kompanisë.
Në majin e vitit 2021, gjiganti amerikan i veturave për modelet e saja të tregut të Amerikës Veriore prezantoi “Tesla Vision” – e cila përbëhet nga një grup kamerash dhe jo nga sensorë radari – përpara se të shpërndante teknologjinë e bazuar në kamera në veturat e Model 3 dhe Model Y të dorëzuar për tregun australian, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.
Përderisa si arsye kryesore e kësaj lëvizje u atribuua kosto më e lartë e sensorëve të radarit në krahasim me sistemin e bazuar në kamera, Musk besonte se kamerat dhe kompjuterët do të vepronin më shumë si syri dhe truri i njerëzve, për të cilët edhe janë dizajnuar rrugët.
“Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se me një zgjidhje të pastër vizioni, ne mund të bëjmë një makinë që është në mënyrë dramatike më e sigurt se njeriu mesatar”, u tha Musk investitorëve të Tesla-s në një mbledhje tremujore të fitimeve dy vjet më parë.
“Kur vizioni juaj funksionon, ai funksionon më mirë se njeriu më i mirë, sepse të kesh tetë kamera, është si të kesh sy në pjesën e pasme të kokës, pranë kokës, dhe ke tre sy me distanca të ndryshme fokale që shikojnë përpara”, kishte deklaruar Musk ndër të tjera.
Megjithatë, disa ish-inxhinierë të Tesla-s – duke folur në kushte anonimiteti – i thanë The Washington Post se ishin të shqetësuar se sistemi pa radar do të ishte “i ndjeshëm ndaj gabimeve bazë të perceptimit nëse kamerat do të errësoheshin nga pikat e shiut apo edhe nga rrezet e forta të diellit, probleme që mund të çonin në përplasje”.
Pavarësisht kundërshtimeve të inxhinierëve të Tesla, Musk i hodhi poshtë ato, dhe kërkoi lansimin e Tesla Vision – e cila përfshinte çaktivizimin e sistemeve të radarëve të vendosur tashmë në veturat ekzistuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze
Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri