Paulista ndihet i thyer pas tragjedisë së Chapecoenses

Gabriel Paulista ndihet shumë i prekur pas tragjedisë së skuadrës braziliane, Chapecoense.
Mbrojtësi i Arsenalit nuk po mund të besoj për viktimat e Chapecoenses, pas rrëzimit të aeroplanit ku udhëtonte skuadra.
Tragjedia e kësaj skuadra e ka prekur shumë Gabrielin, pasi më parë kishte punuar me trajnerin e skuadrës dhe dy futbollistë.
“Është pak e vështirë për të folur për atë që ka ndodhur. Unë uroj që familjet mund të kenë forcë dhe shpresoj se Zoti mund të të ngushëllojë zemrat e tyre”, ka thënë Paulista për faqen zyrtare të Arsenalit, përcjell Telegrafi.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































