Paul Williams nis dëshminë për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve

Paul Williams
Pas përfundimit të dëshmisë së James Rubin, i cili u mor në pyetje fillimisht nga Trupi Gjykues dhe më pas nga dy ekipe të Mbrojtjes, dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Thaçit, Paul Williams, u paraqit sot në sallën e gjyqit.
Williams ka qenë i angazhuar si këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në proceset e Rambujesë për statusin përfundimtar të Kosovës, trasmeton Telegrafi.
Ndryshe, më 15 shtator 2025, mbrojtja në gjykimin e Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tij ka filluar me paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Dëshmitari i parë ka qenë ish-diplomati amerikan, James Rubin.
Në dëshmitë e tij, ai ka deklaruar se roli i Thaçit ka qenë politik dhe jo komandues./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































