Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gërvalla në regjistrin e publikuar në Agjenci ka raportuar një shtëpi, që e ka deklaruar si të trashëguar, truall, arë dhe pyll.


Tutje, në regjistër Gërvalla ka deklaruar edhe tri vetura. Njërën të saj, të bashkëshortit dhe të fëmijëve.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme në pjesën e zotërimit të aksioneve në shoqëri tregtare ka deklaruar se është aksionare në ndërmarrjen individuale ‘Alblingua UG’ dhe bashkëpronare dy të tjera.

Tutje, ministrja Gërvalla ka deklaruar paratë e gatshme në Kosovë dhe ato që ka në Gjermani, të saj dhe të bashkëshortit dhe fëmijëve.