LAJMI I FUNDIT:

Pastruesi kinez për 30 vite arriti të ndanë nga paga e ultë një shumë të parave për të ndihmuar të varfrit , deri më tani ka shkolluar 45 fëmijë (Foto/Video)

Pastruesi kinez për 30 vite arriti të ndanë nga paga e ultë një shumë të parave për të ndihmuar të varfrit , deri më tani ka shkolluar 45 fëmijë (Foto/Video)

Zhao Yongju, 58-vjeç, punon si pastrues rrugësh në qytetin kinez Sheniang, dhe për plotë 30 vite i ka ndarë nga paga e tij një shumë të parave për të ndihmuar fëmijët e varfër që të shkollohen.

Ky burrë nga Kina çdo ditë largohet nga shtëpia rreth orës 5 të mëngjesit dhe kthehet në ora 9 të mbrëmjes. Për një muaj fiton rreth 350 dollarë, që nuk është një shumë e mjaftueshme për një jetë solide, por është interesant se si nga kjo pagë arrin të ndajë një pjesë dhe t’ua japë fëmijëve që nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë në mungesë të parave që mbulojnë shpenzimet e transportit, librat dhe gjërat tjera siç janë rrobat, transmeton Telegrafi.


Besohet se për 30 vite ka arritur të dhurojë 170 mijë yuan (rreth 24,750 dollarë) me të cilat ka shkolluar rreth 45 fëmijë. Por, edhe pse ka pasur momente të vështira në jetë, ai për asnjë moment nuk ka menduar të tërhiqet nga kauza dhe kështu vazhdoi të ndajë një shumë të parave të pagës.

Për shumë vite ka punuar si rojtar në një fabrikë, e kur në vitin 2006 u shkarkua arriti të gjen një punë tjetër – atë të pastruesit. Megjithatë edhe përkundër pagës së ultë, gjithmonë ka arritur ta ndajë një shumë të parave për qëllime humanitare.

“Sikur gjithë njerëzit të ishin sikur ky pastrues, bota do të ishte më e mirë”, ka qenë një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime në historinë e këtij burri, që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetin social Weibo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Amerika
Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Evropa
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori