Komuna e Fushë Kosovë ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar pastrimin e oborrit të shkollës fillore Shkolla Selman Riza.

Sipas njoftimit, ky aktivitet ka për qëllim krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të sigurt për nxënësit dhe stafin e shkollës.


Nga komuna theksohet se ky angazhim është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se aktivitete të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera, me synim ofrimin e një mjedisi sa më të pastër dhe të përshtatshëm për qytetarët. /Telegrafi/