LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i parave në Shqipëri: Luftë grupeve kriminale, sektorët ku bëhet investimi

Pastrimi i parave në Shqipëri: Luftë grupeve kriminale, sektorët ku bëhet investimi

Pastrimi i parave vijon të mbetet një ndër krimet më të përhapura tek grupet kriminale shqiptare.

Në raportet e instituiconeve vendase dhe të huaja nënvizohet se ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta.

Investimet në prona të luajtshme (mjete motorike, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, etj) dhe pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, troje, njësi shërbimi etj qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare.


Sektorë të tjerë të ekonomisë ku kryhet ky aktivitet i paligjshëm janë call-centerat, lojërat e fatit, tregtia dhe turizimi.

Sipas indeksit të Bazelit, në analizën vjetore të vitit 2023, në nivel global janë pastruar nga 900 në 1500 miliardë dollarë. Në rajonin e Ballkanit shifrat e pastrimit të parave llogariten nga 1.8 në 4.6 miliardë dollarë, ndërkohë që në Shqipëri shifrat raportohen të jenë nga 300 në 700 milionë dollarë.

Vlerësimi i informalitetit në Shqipëri llogaritet në shifrat 25-30% sipas Komsiionit Evropian, ndërkohë që BERZH-i e përllogarit në 25-50%, Bamka Botërore dhe FMN-ja në 40% dhe Ernts@Young në shifrat rreth 22-40%.

Burimi i parave të pista në Shqipëri vjen kryesisht nga aktivitetet kriminale, korrupsioni dhe mashtrimet nga taksat, për t’u pastruar më pas duke u injektuar në ekonomi përmes pasurive të patundshme, pasurive të tundshme dhe bizneseve, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori