Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastrimi" ka bërë një paralajmërim për të gjithë qytetarët që nuk kanë realizuar pagesat e fatuarave për shërbimin që po e marrin.

Sipas kompanisë, të gjithë qytetarët që nuk kanë realizuar ende pagaesat, kanë kohë deri më 1 tetor që të shlyejnë borxhet që kanë ndaj tyre.


Përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, KRM “Pastrimi” ka thënë se nëse nuk realizohen pagesat, atëherë do të dërgohen tek përmbaruesi privat.



“Njoftohen të gjithë konsumatorët se duke filluar nga data 1 tetor 2025, të gjithë debitorët që nuk kanë kryer pagesën e faturave për shërbimin e mbeturinave do të procedohen përmes”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Pagesat e faturave mund të realizohen përmes këtyre kanaleve: RIA, Posta e Kosovës, Platforma E-Kosova, drejtpërdrejt në sportelet e KRM “Pastrimi” Sh.A.”.

“Ftojmë të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të shmangin procedurat përmbarimore”, përfundon njoftimi i KRM “Pastrimit”. /Telegrafi/