LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Pasojat e luftës, rusët dhe polakët anulojnë blerjet e banesave në jug të Shqipërisë

Përshkallëzimi i luftës Rusi-Ukrainë po reflektohet edhe në Shqipëri.

Pas rritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe karburanteve, sektori turistik dhe tregu imobiliar në vend po ndjejnë pasojat e drejtpërdrejta të kësaj lufte.

Më konkretisht në Vlorë, janë anuluar të gjitha rezervimet për blerje te banesa që ishin bërë nga shtetas polakë dhe rusë, që kanë qenë blerësit më potencialë të pronave të patundshme, përgjatë bregdetit shqiptar.


Lufta në Ukrainë, Irfan Tarelli: Importi i miellit dhe grurit vazhdon pa ndërprerje
Lexo po ashtu Lufta në Ukrainë, Irfan Tarelli: Importi i miellit dhe grurit vazhdon pa ndërprerje

“Mendoj se në qoftë se potenciali blerës do të bjerë me 30%, deri më tani kemi qenë nga polakët, që aktualisht janë në ndihmë të Ukrainës me veshje dhe me çdo gjë që i duhet”, thotë Renato Banushi, ekspert imobiliar, për A2 CNN.

Tregu imobiliar shumë shpejt do të përballet me një krizë të dytë, pas asaj të pandemisë. Psikologjia e luftës pritet t’i prekë të gjithë, pasi pasiguria është treguesi kryesor që i nxit qytetarët të mos investojnë për gjëra që nuk i kanë të domosdoshme.

Ndërkohë, me vështirësi përballet edhe sektori turistik. Agjencitë e njohura që punonin më vendet e lindjes, nuk kanë bërë deri tani asnjë rezervim për sezonin veror. Mbi 30% e turistëve të huaj që vizituan Vlorën, vitin e kaluar, ishin rusë, ukrainas, bjellorusë dhe polakë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori