Pavarësisht se Kosovës nuk i është vazhduar anëtarësimi në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), njohja e diplomave universitare të cilat lëshohen nga autoritetet kompetente arsimore në Kosovë do të vazhdojnë të njihen edhe jashtë vendit. Kështu bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë për Akreditim të Kosovës.
Gazmend Luboteni, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë hedh poshtë raportimet, siç thotë ai nëpër disa media, ku ishte thënë se diplomat universitare nuk do të njihen tash e tutje.
“Unë mendoj që çështja më e rëndësishme që duhet të dijë publiku është për mobilitetin e studentëve, do të thotë, nuk mund të themi se diplomat nuk mund të njihen, pasi që Kosova ka qenë anëtare (në ENQA) nga 2014 deri në 2019, ngase edhe më parë deri në vitin 2014, Kosova nuk ka qenë anëtare, por diplomat e saj janë njohur edhe jashtë vendit në Evropë edhe më gjerë”, thekson ai.
“Pra, mos të merret, kuptohet në opinion, që të gjitha diplomat që vlejnë këtu në Kosovë dhe lëshohen këtu nuk vlejnë jashtë vendit. Kosova ka qenë edhe në periudhën e luftës ’99 e tutje dhe ato diploma që janë marrë në gjendje të jashtëzakonshme janë njohur në vendet tjera, jashtë Kosovës”, sqaron Luboteni.
Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë është organizatë që përfaqëson anëtarët e saj në Evropë dhe më gjerë.
Ky mekanizëm javë më parë kishte marrë vendim që të mos vazhdonte anëtarësimin e Agjencisë së Akreditim të Kosovës në këtë mekanizëm për shkak të, siç thuhet, mosplotësimit të kritereve evropiane të kërkuara dhe në veçanti ishte theksuar ndërhyrja politike në Agjencinë për Akreditim të Kosovës.
ENQA si ndërhyrje politike e ka konsideruar vendimin e ministrit në largim të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, të marrë me kërkesën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për ta shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë, në vitin 2017.
Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë si dhe mekanizmat ndërkombëtarë, patën reaguar në lidhje me mosvazhdimin e anëtarësimit të Agjencisë për Akreditim të Kosovës në ENQA.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, përmes një deklarate për media, pati fajësuar qeverinë dhe politikën për këtë situatë. Ndërkaq, organizatat joqeveritare në Kosovë, që merren me arsimin, kishin fajësuar politikën, por edhe keqmenaxhimin e vetë Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Veç tjerash, shoqëria civile e kishte konsideruar përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA si dëm të madh për studentët që regjistrohen në programet e akredituara pas vitit 2019, posaçërisht në çështjen e njohjes më të lehtë të diplomave të tyre jashtë Kosovës.
Sa u përket vështirësive që do t’i kenë studentët tani pas mosvazhdimit të anëtarësimit të Kosovës në ENQA, Gazmend Luboteni thotë se mund të ketë vështirësi në mobilitetin e studentëve.
Sipas tij, një student i një shteti që është anëtar në ENQA, ka të drejtë të shfrytëzojë logon që parashihet me marrëveshjen me ENQA dhe ata do ta kenë më të lehtë vazhdimin e studimeve master apo doktoraturën në një universitet evropian.
Derisa studentët nga Kosova, shton Luboteni, të cilët do dëshirojnë të vazhdojnë studimet master apo doktoraturën jashtë Kosovës, mund të janë në disavantazh me studentët e vendeve anëtare të ENQA.
Kosova do të ri-aplikojë në ENQA
Në njoftim-vendimin e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dërguar Agjencisë së Kosovës për Akreditim, bëhet me dije se kjo Agjenci mund të aplikojë sërish për anëtarësim dy vjet pas marrjes së këtij vendimi.
Lidhur më ri-anëtarësimin në këtë mekanizëm, Luboteni thotë se do të vazhdojnë procedurat për ri-aplikim.
“Të gjitha vërejtjet do të merren parasysh dhe se do të bëjmë aplikim të sërishëm në ENQA. Ne tani do të vazhdojmë me të gjitha kriteret për shkak se standardet evropiane të cilësisë ne jemi duke i aplikuar dhe do të vazhdojmë t’i aplikojmë, pavarësisht që nuk jemi anëtar tani të ENQA. Ne do t’i vazhdojmë përsëri procedurat për aplikim. Ligji për Agjencinë për Akreditimit, që është kërkesa kryesore e ENQA, është në draft dhe është gati final, si i tillë duhet të miratohet në Parlament dhe të gjitha këto duhet të tejkalohen”, thotë Luboteni.
Sektori i arsimit në Kosovë për vite me radhë është përballur me probleme të mëdha dhe pa përmirësim të duhur në fusha të caktuara. Cilësia e dobët në arsim është theksuar si një nga problemet më të mëdha që përballet ky sektor në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?