Pasimi më qesharak i vitit ndodhi në ndeshjen Chelsea – Swansea, Renato Sanches ‘tronditë’ trajnerin e tij dhe e detyron ta zëvendësojë pas pjesës së parë (Foto/Video)
Ka pasur një moment shumë qesharak në ndeshje, ku Renato Sanches bëri një pasim me seriozitet të madh, por në atë pjesë nuk ishte askush.
E gjithë kjo ndodhi në ndeshje ku Swansea ishte mysafirë i Chelseat.
Ky pasim bëri që trajneri Paul Clement, ta vë duart mbi kokë, pas pasimit të tmerrshëm.
Lojtari që është në huazim nga Bayern Munich, mori një top në mesin e fushës, shikoi anash dhe pasoi ku nuk ishte askush.

Topi shkoi dhe qëlloi logon e Carabao, jashtë fushës.
Ngjyra e kuqe me një dem në mes në këtë logo ka bërë që Sanches të mendojë që aty gjendet ndonjë bashkëlojtar i tij.
Trajneri Clement nuk ishte i kënaqur aspak me paraqitjen e lojtarët dhe e la atë në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, kur rezultati ishte 0-0.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 me golin e Antonio Rudiger. /Telegrafi/




























