Beti Njuma
Duke vënë rregull në bibliotekën personale, një punë që të bën duart pis, por dhe ndërgjegjen nuk ia lë asnjëherë të pastër çdo lexuesi si unë, gjeta “Ferrin” e Dante Aligierit. Botimi të cilin nuk më kujtohej ta kisha i përkiste vitit 1960. Shtëpia botuese Naim Frashëri, faqe 219, çmimi jo pak për kohën, plot 90 lekë. E kisha marrë pa leje nga shtëpia e gjyshit në fillim të viteve 90, asokohe 12 ose 13 vjeçare, kur mësova se profesori im i italishtes Pashko Gjeçi ishte përkthyesi i madh që kishte vargëzuar në shqip “Komedinë Hyjnore”. Nga mania për të pasur sa më shumë libra, veçanërisht atë të mësuesit tim, në njëfarë mënyre e kisha vjedhur “Ferrin”, pa ia ditur shumë vlerën pasurisë që kisha në dorë e aq më pak profesorit që e kishte përkthyer.
Me kalimin e viteve ajo krenari e pavetëdijshme do të ndërgjegjësohej për t’u pjekur veçanërisht gjatë dy viteve të studimit të gjuhës latine në fakultet. Pedagogia ime Eliana shpeshherë i referohej Pashko Gjeçit, mësuesit të saj të paharruar të latinishtes që pasi kreu pesë vite burg dhe disa të tjerë internim, pasi përfundoi punëtor krahu e më pas arsimtar në Durrës, u vendos përfundimisht në Tiranë ku krahas mësuesisë vazhdoi atë që dinte të bënte më mirë, të përkthente.
Kushedi pse ai kurrë s’u ankua. Nuk e theu heshtjen që kishte zgjedhur, edhe kur kalvarit të gjatë të vuajtjeve fizike iu shtuan ato shpirtërore. Përkthimet e tij mbijetuan, edhe atëherë kur kërkuan t’ia vidhnin autorësinë, edhe atëherë kur kërkuan t’ia varrosnin disa pashë nën dhe. Çuditërisht edhe sot dy vepra madhore të përkthyera prej tij, “Fausti” dhe “Hamleti” janë dorëshkrime dhe ende s’e kanë parë dritën e botimit.
Sa herë sjell ndër mend Pashko Gjeçin ka diçka që s’më le të qetë. Ndoshta për atë intervistë të mrekullueshme të realizuar vite më parë kur punoja si gazetare në “Radio Tirana”, bobina e së cilës më humbi edhe pse e ruaja me fanatizëm. Ndoshta sepse edhe sot, banon në një apartament të vogëlth e pa dritë tek Shallvaret ku e vizitova disa ditë më parë . Ndoshta sepse asnjëherë, askush s’u kujtua ta vendosë në panteonin e figurave që meritojnë respekt e nderim. Është gjithmonë e më i vetmuar, gjithmonë e më i sëmurë. Eshtë në fund të shtegtimit të kësaj jete do të thoshte ndoshta profesori edhe pse kur e pyeta për moshën me shaka u përgjigj: “S’po jua them se manej po ju dukem shumë plak”.
Në kontrast me këtë heshtje të hidhur e të turpshme të shtetit tonë, në një nga muret e shtëpisë së Pashko Gjeçit është varur një medalje të cilën asnjë personalitet tjetër shqiptar nuk ka arritur ta bëjë të tijën. Më 26 korrik të vitit 2004 presidenti italian Ciampi e nderoi Gjeçin me “Yllin e Solidaritetit” për kontributin e shquar në fushën e përkthimeve.
E pra në Shqipërinë e paradokseve jo vetëm ish presidentët siç vërente disa ditë më parë Blendi Fevziu, janë monumente të gjallë të mosmirënjohjes apo papërgjegjshmërisë sonë kolektive.
(Shkrimi është botuar për herë të parë më 2004, kur Pashko Gjeçi ishte ende gjallë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Immanuel Kantit: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
POEZI PËR DASHNORIN E LARGUAR PREJ KOHËSH
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Veshjet popullore thesar i trashëgimisë kulturore
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE