LAJMI I FUNDIT:

Pas vrasjes së të atit gazetar, Salah Khashoggi largohet nga Arabia

Pas vrasjes së të atit gazetar, Salah Khashoggi largohet nga Arabia

Djali i madh i gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll, ka lënë Arabinë, për të mbërritur në Washington, nëpërmjet një fluturimi sekret, informacion që është konfirmuar nga burime pranë familjes së tyre.

Salah Khashoggi, i cili thuhet se ka shtetësi të dyfishtë amerikane dhe saudite, dhe që deri tani ka qenë nën një ndalim udhëtimi, por më në fund u largua nga Arabia Saudite të mërkurën, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Largimi i Salah Khashoggi erdhi një ditë pas një takimi në Pallatin Al Yamama në Riad, ku ai dhe anëtarët e tjerë të familjes morën ngushëllime nga Mbreti Salman dhe djali i tij, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.


Zyrtarët turq dhe disa ligjvënës të SHBA pohojnë se princi i kurorës ishte ai që urdhëroi operacionin në të cilin Jamal Khashoggi u torturua dhe u vra në konsullatën saudite në Stamboll, më datën 2 të këtij muaj.

Një fotografi e takimit, e publikuar nga agjencia zyrtare e shtypit saudit, tregoi Salah Khashoggin duke ndenjur ftohtë tek princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, kur palët shtrënguan duart të martën. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika

"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori