Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka udhëzuar menaxhmetin e AKP-së që të mos vazhdojë me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton opinionin se në takimin e tij joformal të mbajtur javën e kaluar, me datë 19 shkurt 2021, ka udhëzuar Menaxhmentin e AKP-së që të mos vazhdoj me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021. AKP, gjithashtu dëshiron të bëjë të qartë se ka qenë bashkëpunuese dhe vazhdimisht ka ofruar mbështetjen në vazhdën e përpjekjeve të secilës qeveri për të ndryshuar strategjinë e privatizimit të ndërmarrjeve dhe pronave shoqërore”, thuhet në njoftimin për media.
AKP ka theksuar se gjithashtu ka ofruar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komisionin Hetimor Parlamentar, duke ju përgjigjur të gjitha kërkesave dhe duke shpalosur të gjithë dokumentacionin e kërkuar.
“Duke pasur parasysh planifikimet buxhetore të Qeverisë për vitin 2021 dhe obligimet ligjore të AKP-së që të zbatoj ligjin në fuqi, Bordi ka shqyrtuar mundësinë e rifillimit të shitjeve në mënyre që të hyrat buxhetore të arrihen sipas Ligjit për Buxhetin. Sidoqoftë, e ritheksojmë se qysh javën e kaluar, në respektim të procesit të formimit të institucioneve të reja, dhe me qëllim të koordinimit sa më të ngushtë me Kuvendin dhe Qeverinë, Bordi ka marr vendim për pezullimin e valëve të shitjes. AKP, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë e hapur dhe bashkëpunuese me secilën qeveri, zyrtarët e lartë të institucioneve qendrore dhe lokale konform mandatit të saj ligjor. Kjo praktikë do të vazhdoj edhe në të ardhmen duke respektuar në plotni kornizën ligjore në fuqi dhe obligimet e ndërsjella me institucionet relevante”, thuhet më tej në njoftim.
AKP shton se për hir të informimit të saktë të opinionit publik dhe të gjitha palëve të interesuara, përveç shitjes së aseteve në pronësi shoqërore, AKP në mandatin dhe përgjegjësinë e saj ka edhe menaxhimin me kërkesat dhe procedurat e pagesave për 20%-shin për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore (rreth 50000 përfitues deri më tani), shqyrtimin dhe përballjen me kërkesat kreditore (rreth 2.1 Miliard Euro nga kreditorë të brendshëm dhe të jashtëm), ballafaqimin me mbi 25000 konteste gjyqësore që ndërlidhen me pronat shoqërore, mbrojtjen në dy arbitrazhe të komplikuara ndërkombëtare në vlerë prej rreth 30 Milion Euro dhe administrimin e përditshëm të 591 Ndërmarrjeve shoqërore me rreth 2300 aseteve në mbarë territorin e Kosovës (të cilat vazhdimisht rrezikohen nga tjetërsimi i paligjshëm). Realizimin e këtij mandati ligjor e vështirëson në masë të madhe presioni publik, i cili në shumicën e rasteve është i bazuar në informata jo të plota dhe jo zyrtare.
“Koncepti i transformimit të pronës shoqërore, Ligji mbi Agjencinë Kosovarë për Privatizim, dhe procesi i privatizimit në formën e tanishme nuk janë produkte e as vendime të AKP-së, por të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, specifikisht të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
AKP vepron në bazë të kësaj kornizë ligjore dhe rregullisht i raporton institucioneve qendrore për veprimet e saj. Andaj, për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë e institucional që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga kualifikimet publike të bazuara në informata jo të plota, të cilat për me tepër janë paragjykuese dhe të dëmshme për imazhin e një institucioni të pavarur kushtetues dhe ligjor, si dhe integritetin personal dhe profesional të zyrtarëve brenda këtij institucioni”, thuhet në njoftim.
AKP mbetet e hapur dhe transparente që të ndajë informata me këdo që ka interesim për procesin e privatizimit dhe administrimit të pronave shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova