LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Mickoskin, Dameva: Duhet të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor, do të ndërmarrim aktivitete konkrete

Pas takimit me Mickoskin, Dameva: Duhet të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor, do të ndërmarrim aktivitete konkrete

Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv nuk duhet të shihen si kundërshtarë, por përkundrazi, duhet të shihen si bashkëpunëtorë sepse ai bashkëpunim i ndërsjelltë institucional është shumë i rëndësishëm për hapat e ardhshëm, rezultatet e ardhshme, e tëra me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve. Qytetarët meritojnë, ndërsa ne jemi konsekuentë të sigurojmë drejtësi joselektive në shtet, dhe kjo mund të zbatohet vetëm me bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të detektimit të dobësive në institucione të caktuara, e më pas ndërmarrjen e tyre në suaza të kompetencave të veta.

Këtë sot e deklaroi kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva pas takimit në Qeveri me kryeminsitrin Hristian Mickoski.

Sipas Damevës, takimi ishte inicuar nga Këshilli gjyqësor lidhur me thirrjen publike nga kryeministri Mickoski për, siç tha, të japim propozime konstruktive lidhur me funksionimin e gjyqësisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve.


Ajo shfaqi shpresë se takimi i sotëm ështl hapi i parë drejt avancimit të atyre, siç tha, dobësive të detektuara në gjyqësi dhe tha se është thellësisht e bindur se më tutje ai bashkëpunim do të japë fryte, rezultate të suksesshme në bazë të aktiviteteve të ndërmarra.

“Qytetarët meritojnë të kenë drejtësi”, theksoi Dameva.

Kryetarja e Këshillit gjyqësor nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për takimin e sotëm dhe i thirri mediat në Këshillin gjyqësor, ku, siç tha, do t’i marrin të gjitha përgjigjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

​Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

Lajme
Kalo në kategori