Pak ditë pasi pranoi se ka dalë pozitive pas një kontrolli antidoping në “Australia Open”, tenistja ruse Maria Sharapova, aktualisht numri 7 në botë, ka thyer heshtjen dhe ka folur për fansat e saj, duke deklaruar se ka dëshirë të rikthehet të luajë.

Ajo e quan veten të pafajshme, pasi ka vite që përdor për arsye shëndetësore një substancë që quhet “meldonium” dhe që prej 1 janarit ka hyrë në listën e substancave dopuese.


Ndërsa, sot bukuroshja ruse ka qenë sot në plazh, duke u stërvitur me stafin e saj, ndërkohë që është fotografuar duke djersitur.

Sot pritet të nisë pezullimi i tenistes ruse për përdorim dopingu, ndërkohë nuk dihet nëse ajo do të pezullohet nga WADA dhe nëse “po” për sa kohë.

maria 2

maria 3

maria 4

maria 5

maria 6