Raportohet se ekziston mundësia të ketë ndodhur një sulm "terrorist" në New York, pasi një shpërthim i madh është dëgjuar në stacionin kryesor të metrosë afër sheshit "Time".

Kalimtarët e rastit kanë pranuar se kanë dëgjuar shpërthimin në tunele që ndodhi afër stacionit të autobusëve rreth orës 6:30 sipas kohë lokale. Ky stacion i autobusëve është shumë afër sheshit Time, që frekuentohet nga mijëra njerëz në ditë, transmeton Telegrafi.


ff1 1

Ndërkaq, policia ka arrestuar një person i cili kishte me vete pajisje për aktivizimin e lëndëve shpërthyese. Departamenti Federal i New Yorkut, ka njoftuar se janë duke hetuar rastin nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist, dhe kanë evakuuar zonën për shkaqe sigurie.

ff2 1

CNN raporton se metroja nuk ishte cak i një shpërthimi me bombë, dhe ekziston mundësia që ajo mund të ketë shpërthyer para kohe.

Deri më tani, raportohet vetëm për një të lënduar dhe ai është i dyshuari i kësaj vepre. Identiteti i tij nuk është zbuluar ende dhe nuk dihet nëse ka të lënduar tjerë, por dhjetëra autoambulanca janë parë duke u larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes.

ff3 1

Forcat e rendit i janë përgjigjur menjëherë telefonatës dhe kanë krijuar një perimetër të gjerë për shkaqe sigurie, derisa policia e New Yorkut ka njoftuar se metroja shtrihet nën stacionin e autobusëve. /Telegrafi/