LAJMI I FUNDIT:

Pas shpalljes së Berishës “non-grata” nga SHBA-ja, reagon Zylfie Haklaj

Pas shpalljes së Berishës “non-grata” nga SHBA-ja, reagon Zylfie Haklaj

Motra e vëllezërve Haklaj, Zylfie Haklaj e cila akuzon Sali Berishën, duke e bërë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të saj, ka reaguar menjëherë pasi ish-kryeministri tha se do të padiste në një gjykatë në Paris, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Ajo ka vazhduar me akuza të rënda, duke thënë se Berisha ka furnizuar me naftë tanket serbe gjatë luftës në Kosovë.


“Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përçave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilizuar ju kishte bërë embargo, t’i furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë”, shkruan Zylfie Haklaj.

U shpall "non grata" nga SHBA, Berisha do të ngre padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Lexo po ashtu U shpall "non grata" nga SHBA, Berisha do të ngre padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Reagimi i plotë nga Suedia i Zylfie Haklajt për Top Channel:

Sali Berisha, Boll hëngre me mashtrime.

Sali Berishës ju paska prekur “dinjiteti”!

Një pyetje do ta kisha?

A ka kush tjetër dinjitet përveç teje dhe familjes tënde në Shqipëri?

A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për luftë civile ?

A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet!

A kanë dinjitet katër protestuesit dhe familjet e tyre që u vranë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë?

A kanë dinjitet 26 viktimat e Gërdecit dhe familjet e tyre?

A kanë dinjitet të gjitha ato familje në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë që i nxit për vëllavrasje?

Sali Berisha të ka nxënë besa dhe besimi që të ka bërë popullit shqiptar. Duke mos përmendur përfitimet tuaja materiale, që para jetëve të vëllezërve dhe motrave janë vetëm thërrime, shtëpitë tuaja në Gjirin Lalzit, Farkë e gjetkë, dhe tani së fundmi me avokat ndërkombëtar! Ke shpërdoruar besimin, jetët  dhe djersën e popullit.

Në vitet 1990 ju hoqe shqiptarëve, që ti, do t’ju sillje ndryshimin dhe të besuan, ti i preve në besë dhe besëpreri herët a vonë e paguan.

Jo vetëm që nuk e solle ndryshimin e premtuar por e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët e dalë nga një diktaturë e egër dhe gjakatare, ti si një ish-komunist spiun e dërgove në skëterrë Shqipërinë, e bëre atë që asnjë regjim sado gjakatarë i mëparshëm nuk e ka bërë.  Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përçave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilizuar ju kishte bërë embargo, t’i furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë! Kur vriteshin dhe priteshin vëllezërit tanë të Kosovës në tokat shqiptare ti heshtje dhe e bëje të paditurin, ti nuk dije gjë për Remzi Hoxhën, ti nuk e njihje Ilir Konushefcin dhe Ahmet Krasniqin ti nuk e njihje Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që arrestoheshin në tokën amtare.

Sali Berisha ke shpërdoruar besimin e popullit, të ka nxënë besimi i tyre.

Për ty ky është vetëm fillimi. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori