Motra e vëllezërve Haklaj, Zylfie Haklaj e cila akuzon Sali Berishën, duke e bërë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të saj, ka reaguar menjëherë pasi ish-kryeministri tha se do të padiste në një gjykatë në Paris, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Ajo ka vazhduar me akuza të rënda, duke thënë se Berisha ka furnizuar me naftë tanket serbe gjatë luftës në Kosovë.
“Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përçave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilizuar ju kishte bërë embargo, t’i furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë”, shkruan Zylfie Haklaj.
Reagimi i plotë nga Suedia i Zylfie Haklajt për Top Channel:
Sali Berisha, Boll hëngre me mashtrime.
Sali Berishës ju paska prekur “dinjiteti”!
Një pyetje do ta kisha?
A ka kush tjetër dinjitet përveç teje dhe familjes tënde në Shqipëri?
A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për luftë civile ?
A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet!
A kanë dinjitet katër protestuesit dhe familjet e tyre që u vranë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë?
A kanë dinjitet 26 viktimat e Gërdecit dhe familjet e tyre?
A kanë dinjitet të gjitha ato familje në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë që i nxit për vëllavrasje?
Sali Berisha të ka nxënë besa dhe besimi që të ka bërë popullit shqiptar. Duke mos përmendur përfitimet tuaja materiale, që para jetëve të vëllezërve dhe motrave janë vetëm thërrime, shtëpitë tuaja në Gjirin Lalzit, Farkë e gjetkë, dhe tani së fundmi me avokat ndërkombëtar! Ke shpërdoruar besimin, jetët dhe djersën e popullit.
Në vitet 1990 ju hoqe shqiptarëve, që ti, do t’ju sillje ndryshimin dhe të besuan, ti i preve në besë dhe besëpreri herët a vonë e paguan.
Jo vetëm që nuk e solle ndryshimin e premtuar por e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët e dalë nga një diktaturë e egër dhe gjakatare, ti si një ish-komunist spiun e dërgove në skëterrë Shqipërinë, e bëre atë që asnjë regjim sado gjakatarë i mëparshëm nuk e ka bërë. Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përçave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilizuar ju kishte bërë embargo, t’i furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë! Kur vriteshin dhe priteshin vëllezërit tanë të Kosovës në tokat shqiptare ti heshtje dhe e bëje të paditurin, ti nuk dije gjë për Remzi Hoxhën, ti nuk e njihje Ilir Konushefcin dhe Ahmet Krasniqin ti nuk e njihje Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që arrestoheshin në tokën amtare.
Sali Berisha ke shpërdoruar besimin e popullit, të ka nxënë besimi i tyre.
Për ty ky është vetëm fillimi. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët