LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° clearsky_day

Pas shfaqjes së dokumentarit mjedisor, studentët dhe nxënësit në Prizren diskutojnë për efektet e shpyllëzimit

Pas shfaqjes së dokumentarit mjedisor, studentët dhe nxënësit në Prizren diskutojnë për efektet e shpyllëzimit

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Universitetit të Prizrenit si dhe nxënësit e shkollave të mesme kanë pasur rastin që të shikojnë një film mjedisor, të pasuar me diskutimet mbi shpyllëzimin e ndikimin ekologjik dhe social si dhe për masat që mund të merren për mbrojtjen e pyjeve.

OJQ “EC Ma Ndryshe” ka njoftuar se në DokuKino është projektuar dokumentari frymëzues “Finite: The Climate of Change”, që pasqyron betejën ndërmjet komuniteteve, aktivistëve dhe korporatave të lëndëve djegëse fosile, lidhur me shpyllëzimet respektivisht përpjekjet për mbrojtjen e pyjeve, raporton Telegrafi.

Pas shfaqjes së filmit, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që të marrin pjesë në diskutimin e ndikimeve ekologjike dhe sociale të shpyllëzimit.


“Diskutimi në panel është zhvilluar nga mësimdhënësit, Liridon Buqaj dhe Reshat Reshiti, të cilët kanë ndarë pikëpamjet e tyre për rëndësinë e ruajtjes së pyjeve dhe hapat konkretë që mund të ndërmerren për të adresuar këtë sfidë”, thuhet në njoftim.

Aty është theksuar se gjatë diskutimeve është vënë në pah rëndësia e edukimit, angazhimit qytetar dhe politikave të qëndrueshme për mbrojtjen e pyjeve, të cilat luajnë rol jetik në ruajtjen e ekosistemeve dhe përballjen me ndryshimet klimatike, raporton Telegrafi.

“Ky aktivitet ka shërbyer si platformë për ndërgjegjësim dhe frymëzim për ndërmarrjen e veprimeve konkrete që mund të ndikojnë në ruajtjen e mjedisit”, thuhet në njoftimin e EC Ma Ndryshe, ku sqarohet se aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë” (EECSOK), mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga CDF. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sa vite burgim mund të marrë Jozi nëse dënohet për veprën penale ndaj Gjestit në transmetim 'live'

Sa vite burgim mund të marrë Jozi nëse dënohet për veprën penale ndaj Gjestit në transmetim 'live'

Magazina
Të gjithëve u bënë përshtypje reagimi i beftë i Rozana Radit në momentin kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë

Të gjithëve u bënë përshtypje reagimi i beftë i Rozana Radit në momentin kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë

Magazina
Dalin pamjet e arrestimit të Jozit - me sy të nxirë, kokë ulur dhe i shoqëruar nga policia largohet nga Big Brother

Dalin pamjet e arrestimit të Jozit - me sy të nxirë, kokë ulur dhe i shoqëruar nga policia largohet nga Big Brother

Magazina
Nga shpallja e finalistëve e deri te skandali i Jozit - Gjithçka që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4

Nga shpallja e finalistëve e deri te skandali i Jozit - Gjithçka që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij 'ndezin' rrjetin

Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”: Reagimet e tij 'ndezin' rrjetin

Magazina
Dhuna e Jozit ndaj Gjestit në transmetim direkt, reagon edhe Xheneta

Dhuna e Jozit ndaj Gjestit në transmetim direkt, reagon edhe Xheneta

Magazina
Kalo në kategori