LAJMI I FUNDIT:

Pas reshjeve të borës ulet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

Pas reshjeve të borës ulet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

Pas reshjeve të fundit të borës duket se kanë nisur të ulet numri i të prekurve nga gripi. Kështu të paktën thonë mjekët e përgjithshëm sipas të cilëve gjatë ditës së sotme vërehet numër dukshëm më i vogël i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Madje, sipas mjekut Fikret Vishniq, gjatë ditës së sotme janë paraqitur kryesisht pacientë të cilët duhet vazhduar terapinë e nisur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Veç më ka nisur të ndjehet lëvizje më e vogël e njerëzve. Pasojat janë akoma të ndjeshme nga infeksionet virusale por po vërehet numë më i vogël i pacientëve, shpresojmë se kështu do të vazhdojë edhe më tutje dhe do të qetësohet kjo epidemi e ashtuquajtur. Shpresojmë që reshjet e borës të qëndrojnë më gjatë dhe të pastrohen të gjitha, të pastrohet edhe ajri për shkak se është faktori kryesor që bën pastrimin dhe qetësimin e gjendjes së krijuar. Pothuajse nga 100 kontrolle kishim në ditë, por gjatë ditës së sotme po e shohim se situata është më e qetë, deri në këto momente kemi vetëm 15 -20 kontrolle”, deklaroi për Alsat-M Fikret Vishniq, mjek i përgjithshëm.

Ndërkohë, një ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik prezentoi raportin e fundit ku vërehej numër alarmant i të prekurve nga gripi në Maqedoni. Në raport thuhej se vetëm për 7 ditë janë paraqitur mbi 9.400 persona të prekur gripi apo dy herë më shumë nga java e kaluar. Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë regjistruar në Shkup, Strumicë dhe Veles./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori