Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, ka thënë se Kosova gëzon të drejtën e saj, si shtet i pavarur, që “të përcaktojë kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”.
Deklarimet e ambasadorit amerikan në OSBE vijnë vetëm pak ditë pasi Serbia organizoi një referendum, të cilin autoritetet kosovare nuk lejuan të mbahej në territorin e Kosovës.
Ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carpenter përmes një reagimi në rrjetet sociale, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Kosovë ka përshëndetur zgjedhjet për ndryshimet kushtetuese në shtetin serb të mbajtur më 16 janar.
Lidhur me referendumin ambasadori amerikan përkujton se “Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve të saj evropianë duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të marrin pjesë, pasi ne besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Thënë kështu, le të jemi të qartë për qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, shkruan Telegarfi.
SHBA ka shpresuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së për të mbledhur fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, por ajo zgjodhi të mos e bënte këtë.
.@USAmbOSCE: (1/4) In advance of the referendum, the United States joined its European partners in calling on all Serbian citizens to take part as we believe it is important for eligible voters to be able to vote in elections and referenda. https://t.co/gkSUk1Kcf7
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 20, 2022
Ai më tutje e ka përgëzuar “Misionin e OSBE-së në Kosovë për gatishmërinë e saj që edhe një herë të marrë përsipër detyrën për të ndihmuar serbët që jetojnë në Kosovë për të votuar”.
Shtetet e Bashkuara mezi pret të diskutojë me partnerët e tyre – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë, “se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për t’u siguruar që qytetarët, të cilët banojnë në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”.
SHBA-ja shpreh keqardhjen se Kosova nuk është anëtare e këtij organi (OSBE) dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë sot. Ajo mezi pret ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate.
SHBA-të vazhdojnë të inkurajojmë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja “Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rrit stabilitetin rajonal”.
Të përkujtojmë se Kuvendi i Kosovës të shtunën (15 janar) ka miratuar rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.
Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik. Partia Demokratike në opozitë nuk mori pjesë në seancë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa