Pas premierës në Tiranë dhe Shkodër, publiku nga Kosova ka mirëpritur mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) kastin e mrekullueshëm të komedisë më të re, “Dashuri dhe Turbulenca”.
Një prodhim i “Papadhimitri Production” me bashkë-producente Rudina Dembacajn u shfaq premierë në kinemanë më të madhe vendore, Cineplexx.
Projekti është i bazuar në komedinë e mëparshme “Boing Boing” dhe tregon më shumë për Shqipërinë moderne, atë të ditëve të sotme dhe atë në përmirësim e sipër.

Pavarësisht se bën pjesë në komedi, seriali ndërthur brenda një sërë zhanresh të tjera përfshirë dramë dhe intriga.
Të pranishëm për të ndjekur nga afër premierën ishin figura të shumta publike nga fusha e artit dhe televizionit.
Krahas aktorëve kryesorë të komedisë, Leonora Jakupi, Nora Istrefi, Lori Kaçka, Diellza Kolgeci ishin vetëm disa nga yjet që nuk munguan në këtë eveniment.

Të interesuar për të parë shfaqjen kanë qenë edhe disa nga aktorët e njohur si: Edi Kastrati, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi e Fatmir Spahiu.
Yjet e komedisë “Dashuri dhe Turbulenca” në vazhdim kanë shprehur eksperiencat e tyre lidhur me realizimin e projektit, vështirësitë që kanë hasur gjatë xhirimeve dhe po ashtu për pritshmëritë rreth filmit.

Regjisori i filmit – Dionis Papadhimitri

“Në të vërtetë për mua kjo ka qenë ndër punët më të vështira pasiqë përballja ime e parë me ndërtimin e një filmi komedi dhe vështirësia ime kryesore ishte se u përballa me një komedi që duhej të ishte 80 për qind interior i xhiruar si ndërtimi i skenës si puna me aktorët, më e vështirë në krahasim me filmat e tjerë. Këtu duhej të ishte gjithçka ekzakt dhe e detajuar. Në lidhje me fabulën, fabula është shumë e thjeshtë në lidhje me një djalë mashkull rreth 40 vjeç që në të njëjtën kohë ka tri të dashura stjuardesa dhe për shkak të një stuhie që ndodh oraret e aeroplanëve ndryshojnë dhe përplasen në të njëjtën kohë, në të njëjtën shtëpi e në të njëjtin moment, atë kohë vjen edhe shoku i ngushtë dhe krijohen situata të shumta komike. Vështirësitë kryesore ishin se në momentin që xhiruam filmin temperaturat ishin -6 , -7. Skenat duhej të realizoheshin në shi pavarësisht se temperaturat ishin -4. E dyta ishte periudha e COVID-it, kishim frikë situatës me COVID”.
Bashkë-producente dhe aktore – Rudina Dembacaj

“Është tamam si një fluturim avioni të them të drejtën sepse biseda nisi në nëntor u gjetën të gjithë bashkëpunëtorët dhe xhiruam në janar, më 7 prill ishte premiera në Tiranë. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm ishte hera ime e parë si bashkë-producente kisha provuar të jem aktore por jo në një film me metrazh të gjatë. Ka qenë e vështirë sepse duhej të punonim shumë shpejt kjo për shkak se kishte shumë mungesa në kinematografinë shqiptare për shkak të COVID-it dhe jam shumë e lumtur që rikthyem shumë spektatorë për ta parë. Kam rolin e një asistente nuk ngjan me Rudinën e vërtetë, është një komedi-romantike, që po t’i heqësh titrat nuk dallohet se është një film shqiptar por vërtet evropian, Tirana e sotme, Shqipëria e sotme. Kemi bërë rreth 25 mijë shikues, të njëjtat pritshmëri janë edhe këtu”.
Olimpia Smajlaj – aktore

“Kjo është hera ime e parë si aktore në një film me metrazh të gjatë dhe më ka pëlqyer shumë si eksperiencë. Unë kisha punuar edhe herë të tjera në disa projekte të vogla filmike. E kam shijuar shumë dhe bashkëpunëtorët e mi kanë qenë shumë të mirë dhe të kuptueshëm. Duhet pak kohë që të bëhet një komedi e tjetër sa kjo, por besoj që do të jem edhe në të tjera projekte. Muzika është ajo që më pëlqen më shumë, aktrimi më pëlqen po aq shumë si diçka të dytë”.
Alesia Xhemalaj – aktore

“Stjuardesa shqiptare sepse në film janë stjuardesa italiane, greke dhe ajo shqiptare. Le të themi që është ajo e cila kërkon krijimin e familjes medoemos, pra ajo më seriozja. Mendoj që çdo rol ka vështirëinë e vet jo vetëm ky rol megjithatë më shumë se sa vështirësia e rolit kanë qenë kushtet, sepse është xhiruar në janar ka qenë ftoht, më shumë këto gjëra. Do të kujtoja kur kam xhiruar në shi në -5 dhe ka qenë shumë e vështirë. E rëndësishme dhe ajo që dihet është se do të jetë edhe filmi i dytë “Dashuri dhe Turbulenca”.
Amos Muji Zaharia – aktor

“Ka qenë një film i jashtëzakonshëm i bërë me shumë dashuri me një kast aktorësh shumë të pëlqyer dhe unë e ndjej veten me shumë fat që jam pjesë e këtij kasti aktorësh dhe kësaj eksperience kaq të bukur. Unë e interpretoj rolin e Edit që është një djal beqar ka tri dashura dhe i vijnë tri të dashurat njëkohësisht në shtëpi dhe ai me gjithë shokun e vet dhe asistentin e tij përpiqen ta menaxhojnë këtë situatë. Filmi ka ecur shumë mirë, publiku i Kosovës është tjetër publik pavarëisht se jemi shqiptarë që të gjithë mendoj se ju që bëni kinema vet dhe e bëni më mirë se ne çështë e vërteta do i keni pritshmëritë e larta”.
Sara Kolami – aktore

“Është një eksperiencë shumë shumë e bukur sepse jemi kënaqur shumë si kast, ka pasur disa skena të vështira për shkak se kemi xhiruar në -10. Si fillim është një arritje shumë e madhe për shqiptarët që të shkojnë të shohin një film në kinema edhe kemi patur të gjithë shumë mesazhe që disa njerëz kanë shkuar e kanë shikuar dy herë, kjo është tamam arritje. Jemi mirënjohës që e vlerësojnë punën tonë. Ndjesi e veçantë kur e dëgjon publikun që qesh”.
Gentian Zenelaj – aktor

“Është Danieli, një nga personazhet kryesore një djalë i kthyer nga emigracioni i cili vjen dhe përfshihet në jetën e Edit, e cila është një jetë me stuhi të jashtëzakonshme për shkak të femrave të cilat ai ndan shtratin dhe jetën. Është një djalë që futet në këtë turbulencë të madhe, një pasagjer i rastësishëm por që fillon e shijon kjo jetë dhe gradualisht me kalimin e kohës fillon e ka trajta ngjashmërie me personazhin e Edit. Është një rol që e kam shijuar shumë, sepse është shumë larg natyrës time. Koha ka qenë e shkurtër, xhirimet intensive por jemi argëtuar shumë sepse ka qenë një dashuri e madhe dhe shumë pak turbulenca gjatë xhirimeve. Jam i bindur që edhe Kosova e shijon shumë humorin, siç kanë traditë edhe në humor, shqiptarët e Kosovës do ta shijojnë shumë”.
Dëfrim Puka – Koordinator i Marketingut dhe Komunikimit në kinemanë “Cineplexx”

“Ky filmi i ri që ka ardhur “Dashuri dhe Turbulenca” është një prodhim i kinematografisë shqiptare ka filluar të shfaqet në Tiranë në Cineplexx atje tash e tri javë dhe ka pasur sukses shumë të madh, janë shitur atje mbi 30 mijë bileta kështu që kemi vendosur ta sjellim edhe në Kosovë. Një film që po pëlqehet shumë, një prodhim shumë i mirë. Besoj që publikut kosovar do t’i pëlqej shumë. Është film goxha i mirë sipas rezultateve në Shqipëri, janë shitur mbi 30 mijë bileta atje. Besoj që do të pritet shumë mirë”.
♦ Komedinë “Dashuri dhe Turbulenca” mund ta shihni në Cineplexx nga data 28 prill.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës