Këshilli Gjyqësor miratoi ndërprerjen e funksionit për gjykatësin suprem të suspenduar, Naqe Georgiev.
Ky i fundit pranoi veprën dhe u dënua me 3 vjet burg për marrje ryshfet në vlerë prej 10.000 eurosh për të ndikuar në lehtësimin e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike, shkruan Alsat.
Nga Këshilli Gjyqësor të cilët, katër vite më parë kishin lavdëruar zgjedhjen e Georgievit si kuadër profesional, sot dërguan porosi se të gjithë gjyqtarët e korruptuar do t’i detyrojnë që me kokë ulur dhe të turpëruar ta zëvendësojnë gjykatoren me grila të burgut. Kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva gjithashtu i ftoi qytetarët që rastet për ryshfet t’i paraqesin tek ata me qëllim që reagojnë për të njëjtat.
“..nuk do të lejojmë që gjyqtarë të korruptuar, të cilët e fundosin gjyqësorin të lejojmë të mbeten dhe do t’i detyrojmë që kokulur të turpëruar nëse fare kanë turp që gjykatoren ku është dashur të ndajnë drejtësi, ta zëvendësojnë me grila të burgut”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Antoaneta Dimovska, ndonëse tha që nuk i takon të komentojë vendime gjyqësore, megjithatë, si qytetare nuk është e kënaqur me lartësinë e dënimit për gjykatësin Georgiev.
“Vlerësoj se për gjykatësit duhet të shqiptohen dënime më të ashpra. Gjykatësi, prej të cilit pritet drejtësi, ne e dimë se si ka qenë politika ndëshkuese, qoftë për policë të kapur me mito apo njerëz tjerë. Është mirë që është dënuar, por vlerësoj se ky dënim nuk është përkatës për atë që është bërë. Apeloj deri te gjykatësit tanë, megjithatë të jenë më të guximshëm”, u shpreh Antoaneta Dimovska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski sot u deklarua për çështjen e Georgievit, por edhe të bashkëpunëtorit të tij Ixhet Memeti, i cili gjithashtu pranoi fajin dhe u dënua me 1 vit burg me kusht, pasi që duke ushtruar funksionin e nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve kishte qenë i përfshirë në skemën për marrje ryshfet për të lehtësuar pozitën e Boro Marlboros.
“Këtu është e qartë lidhja mes sistemit gjyqësor dhe prokurorial te ne. Dhe për atë besimi është 2%, pasi disa fletore prej një të kaluare, janë zëvendësuar me defterë tjerë, vetëm se këta janë prej Strumicës, Bihaqkës dhe Reçicës. Dhe derisa kemi fletore dhe derisa nuk shpërndahen këto, nuk do të kemi shtet ligjor. Do të përsëris, nëse nuk ka shtet ligjor nuk ka para në buxhet, nëse nuk ka para, nuk ka projekte të këtilla”, tha Hristijan Mickoski, kryeminsitër.
Ndryshe, për dallim prej Georgievi, Memeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit dhe nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve.
Ndonëse, Memeti fillimisht ka mohuar fajin, ai më pas ka arritur marrëveshje me Prokurorinë me çka ka pranuar se ka marrë ryshfet prej 10.000 eurosh.
Memeti paraprakisht, ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit për 16 vite me radhë dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës