Paris Saint-Germain do të mund të llogarisë në portierin spanjoll Sergio Rico, i cili pas pothuajse një viti ka marr dritën e gjelbër për të filluar stërvitjet.

Portieri 11 muaj më parë kishte një aksident të tmerrshëm me kuaj që ndodhi në Andaluzi, i cili e la në koma për 26 ditë, ndërsa tani Rico mund të rikthehet në stërvitje me ekipin e Luis Enriques.


Sipas RMC Sport, 30-vjeçari spanjoll ka marrë autorizimin nga stafi mjekësor dhe mund ta shohë veten sërish në qendrën sportive në fund të prillit.

sergio rico scaled 1

Rico aktualisht po ndjek një plan të personalizuar dhe po stërvitet në shtëpinë e tij, në Spanjë.

Kujtojmë gjithashtu se kontrata e tij me kryeqytetasit skadon në fund të qershorit.

Sergio Rico ka bërë karrierë në klube se Sevilla, Fulham dhe Mallorca, ndërsa ka edhe një paraqitje me Spanjën. /Telegrafi/