Pas policit Vesel Veseli, edhe profesori Shkëlzen.Xh., është liruar nga paraburgimi. Të dy të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur në Drenas.

Konfirmimin për ndryshimin e masës e ka dhënë Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.


“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur Beka.

Vajza nga Drenasi  me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj e më pas edhe nga polici.

Rreth këtij rasti janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe doktor./Telegrafi/