Një çështje e cila vazhimisht po shfaqet si problematikë nga numri i aksidenteve që po ndodhin në atë pjesë, është mungesa e semaforave në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë, zonë kjo që është një ndër rrugët më të frekuentuara në këtë komunë.

Nga ata që e frekuemtojnë këtë rrugë është kërkuar shumë herë që të intervenohet në këtë rrugë qoftë me vendosjen e semaforëve apo një rrethrrotullimi, në mënyrë që qarkullimi në këtë zonë të jetë më i sigurtë, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.


Në një përgjigjje të dhënë nga Komuna e Gjakovës, thuhet se Komuna e Gjakovës është në fazën e prokurimit për finalizinim e këtij segmenti, dhe në momentin që bëhet nënshkrimi i kontratës, do të bëhet edhe vendosja e semaforëve në këtë pjesë.