Pas një viti të dështimit ushtarak, Putini u tërhoq thellë në iluzion – duke e tërhequr pas vetes popullin rus
Nga: Samantha de Bendern / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ndoshta vetëm një e vërtetë u tha gjatë fjalimit dyorësh të Vladimir Putinit gjatë adresimit vjetor për gjendjen e kombit: se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen e saj në traktatin e Fillimit të Ri me ShBA-në. Pjesa tjetër ishte një tjetër udhëtim poshtë vrimës së lepurit drejt universit paralel të presidentit rus.
U zhgënjyen ata që pritën ndonjë zbulesë të madhe në fjalimin që është shtyrë që nga dhjetori. Në mungesë të ndonjë përparimi të madh në frontin ushtarak, shumëkush priste që Putini më në fund të pranojë se Rusia është në luftë në Ukrainë. Por, jo, “operacioni special ushtarak” po çan “hap pas hapi”. Ai jo vetëm që dështoi të ofrojë ndonjë siguri për ata që guxuan të shpresojnë se do ta ketë parasysh bërjen e disa lëshimeve ndaj së vërtetës se operacioni nuk po shkon mirë, por gjithashtu fraksionin radikal pro-luftës e la të uritur për një qasje më agresive.
Presidenti qëndroi në terrenin mirë të shkelur: lufta filloi nga Perëndimi dhe Rusia duhet të mbrohet nga Perëndimi dekadent luftënxitës që ia hapi derën nazizmit në vitet 1930 dhe ku sot pedofilia është normë e Zoti është gjini neutrale. Premtoi përfitime financiare për të vejat e luftës dhe të plagosurit dhe e vlerësoi performancën e shëndoshë të ekonomisë ruse nën sanksione, në vendin ku prodhimi i automobilave është ulur me 67 për qind nga viti në vit dhe ku pasaportat biometrike nuk mund të lëshohen më për shkak të mungesës së çipave. E vlerësoi rënien dramatike të papunësisë, ndërkohë që bizneset po vuajnë nga mungesa e madhe e burimeve njerëzore për shkak të dy goditjeve të mobilizimit dhe mërgimit.
Pastaj, në fund të fjalimit të tij kur disa anëtarë të audiencës përpiqeshin të dukeshin zgjuar, ai tha fjalinë: Rusia e pezullon pjesëmarrjen në traktatin e Fillimit të Ri, të vetmen marrëveshje të mbetur për kontrollin e armëve mes ShBA-së dhe Rusisë. Marrëveshja kufizon numrin e kokave bërthamore që lejohet të ketë secila palë dhe parashikon inspektime dypalëshe të objekteve bërthamore të njëra-tjetrës.
Teksa kjo tingëllon si diçka dramatike, ajo vetëm se zyrtarizon situatën që luhej mes dy superfuqive bërthamore, që nga fundi i vitit 2022, kur Rusia anuloi takimin me ShBA-në për të diskutuar ringjalljen e inspektimeve të ndërsjella që u ndalën nga koronavirusi. Është për të ardhur keq mbyllja zyrtare e forumit kryesor për dialogun për armët bërthamore dhe kjo rrit shanset për një garë të re të armëve bërthamore – por, të paktën të gjitha palët e dinë qartë se ku qëndrojnë.
Putini vazhdon të bëjë kërcënime të kamufluara bërthamore dhe këtë e bëri përsëri në këtë fjalim kur deklaroi se deklaratat perëndimore për sigurimin e një disfate strategjike për Rusinë ishin kërcënim ekzistencial “për të cilin ne dimë si të reagojmë”. Kërcënimet për ekzistencën e shtetit rus lejojnë, sipas doktrinës ushtarake të Rusisë, sulmin e parë bërthamor.
Sa herë që Putini i bën këto kërcënime, qëllimi është i qartë: të frikësohet opinioni publik perëndimor që të ushtrojë presion mbi qeveritë që të ndalojnë armatosjen e Ukrainës dhe ta detyrojnë Zelenskiyn të ulet në tryezën e bisedimeve.
Është e pamundur të dihet nëse Putini do t’i zbatojë kërcënimet e veta. Por, një gjë dihet: është e pamundur të negociosh me dikë që përdor gënjeshtra dhe shantazhe për ta detyruar kundërshtarin, sepse asgjë që ai thotë nuk mund t’i besohet. Në fjalimin e tij, Putini përmendi përpjekjet për ta sjellë Perëndimin në tryezën e negociatave në fund të vitit 2021, me publikimin e dy të ashtuquajturave traktate të sigurisë – një midis Rusisë dhe ShBA-së dhe një ndërmjet Rusisë dhe NATO-s. Këto në fakt ishin ultimatume, duke këmbëngulur që NATO të tërhiqej në kufijtë e saj të vitit 1997.
Përtej faktit se Putini e dinte që në fillim se këto kushte nuk ishin të pranueshme për ShBA-në apo për NATO-n, sepse kur dikush diskuton një traktat supozimi është se të dy palët do të jenë të përfshira në negocimin e tij dhe se, në fakt, të dy palët e dinë që traktat po hartohet. Duke e prezantuar ultimatumin e tij të vitit 2021 si traktat të rremë (ai e dinte se ishte i paqëndrueshëm), Putini në fakt po angazhohet në një fushatë të sofistikuar dezinformimi. E shtroi terrenin për përpjekjet e tij të pamëshirshme për ta riformuluar luftën në Ukrainë si luftë me NATO-n – që tani është arsyeja kryesore se pse popullsia ruse nuk po çohet kundër luftës, teksa qeset me trupat e vdekur po kthehen në shtëpi.
Megjithëse fjalimit të Putinit i mungonte drama e fjalimit që kishte në këshillin e tij të sigurisë gjatë vitit të kaluar – kur njohu pavarësinë e republikave Donjeckut dhe Luganskit dhe kur poshtëroi publikisht shefin e tij të inteligjencës së jashtme – ai nuk është më pak dramatik në atë që parashikon. Putini ka çimentuar tërheqjen e Rusisë nga rendi ndërkombëtar – dhe burgosjen e më shumë se 140 milionë rusëve në një perandori të ndërtuar mbi gënjeshtra dhe gjakderdhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri