Trajneri i Turqisë U-21, Vedat Inceefe, është ankuar pas ndeshjes që Kosova e fitoi ndaj tyre me rezultat 2-1.

Sipas tij një person i sigurimit në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka rrahur portierin rezervë Irfan Can Egribayat.


Inceefe fillimisht i filloi akuzat në korridore ndaj një punëtoreje të FFK-së, për të vazhduar pastaj konferencë për shtyp.

62378163 2490605230950181 4837730838705602560 n

“Na qëlloi me grushte. Ku mbeti vëllazërimi mes kosovarëve dhe turqve”, tha trajneri.

Ai e vazhdoi të njëjtën edhe në konferencë, ku në fund ia uroi Kosovës fitoren.

“Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda”.

kos tur25

“E ka rrahur me grushte portierin rezervë. Unë tentova ta zë personin dhe ta dërgoj te personat përgjegjës. Ai gjendet ende aty jashtë”, ka thënë Vedat Inceefe. /Telegrafi/

telegrafi sport app