Ylli televiziv, Khloe Kardashian, pas ndarjes nga ish - i dashuri Tristan Thompson, ka nisur një kapitull të ri në jetë.

Të martën, 34-vjeçarja ka treguar se dëshiron të fillojë një jetë të re pas ndarjes nga ish-partneri, me të cilin ka një vajzë njëvjeçare, True.


Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Khloe dëgjohet duke thënë: "Unë do të hyj në shtëpinë time të re".

62151594 2816374465102392 6520108707240476672 n Khloe Kardashian (Foto: Instagram/khloekardashian)

Megjithatë, ajo nuk po largohet, por po e bën një shtëpi të re në Los Angelos, sipas Entertainment Tonight. Ylli ka qenë "duke jetuar në një pronë me qira", ndërkohë që pallati i saj Calabasas, Kaliforni pritet të rinovohet së shpejti.

"Pas ndarjes nga Tristan, Khloe dëshiron t'i ndryshojë disa gjëra, duket mjaft e lumtur", ka thënë një burim për People.

Ajo është ndarë nga Tristan për shkak se ky i fundit e tradhtoi atë me miken e ngushtë të familjes, Kardashian/Jenner, Jordyn Woods. /Telegrafi/