Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje për muaj të tërë nuk ka arritur t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pasi në mungesë të opozitës nuk kishte kuorum.
E takimi i së hënës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bëri që të partia në pushtet dhe partia më e madhe në opozitë t’i japin fund ngërçit politik.
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është i interesuar që të diskutojë me subjektet politike për datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.
Kohë më e mirë për zgjedhje sipas tij janë pranvera ose vjeshta.
Kurti ka thënë se me Krasniqin kanë diskutuar edhe për rëndësinë e një komunikimi më të mirë në ditët në vijim, me qëllim të miratimit të 13 marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se është folur kryesisht për punën e Kuvendit dhe perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme.
“Kemi pasur diskutime konsideroj të mira. Sa i përket Kuvendit edhe Ligjit në Kuvend, kemi diskutu edhe për ato”.
E të mërkurën Partia Demokratike e Kosovës mbajti një konferencë për media ku tregoi se PDK do t’i japë votat për marrëveshjet ndërkombëtare.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka bërë të ditur se PDK do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Partia Demokratike do t’i votoj marrëveshjet ndërkombëtare. Për neve dhe mua si kandidat për kryeministër prioritetet janë të qarta fillimisht interesi i vendit, pastaj i partisë politike dhe në fund i njerëzve si individ por mbi të gjitha interesi i qytetarëve të vendit”, tha Hamza.
Sipas tij, vendi është nën masa dhe qindra-miliona euro të bllokuara si rezultat i mosbashkëpunimit me faktorët ndërkombëtarë.
Ndërkaq, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi në një paraqitje televizive në orët e mbrëmjes tha se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit.
Ai tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do mund të shkojë në zgjedhje nëse paraprakisht merren vesh partitë politike.
Ndryshe, sot në ora 10:00 Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës. Kosovës.
Në rend dite është votimi i rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë