Pas deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), edhe dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, në momentin që kryeministri i vendit erdhi në seancë dhe mbajti një fjalim para deputetëve të mbetur në Kuvend, Abelard Tahiri nga PDK dhe Arben Gashi i LDK-së u kthyen në seancë.


Tahiri kërkoi nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të shkarkoj menjëherë bordin e KEK-ut dhe kryeshefin e saj.

“Ne e lëshuam sallën para se të vini ju, pasi kërkuam një debat parlamentar me ministren. Kërkojmë nga ju si kryeministër ta mblidhni qeverinë dhe ta shkarkoni bordin e KEK-ut dhe të kryeshefit të KEK-ut që po mbahet në burg. Kërkojmë menjëherë ta shkarkoni kryeshefin e KEK-ut”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

aak1 Deputetët e AAK-së /Foto: Ridvan Slivova/

k1 1 Deputetët e PDK-së /Foto: Ridvan Slivova/