LAJMI I FUNDIT:

Pas lajmit për përdhunim, reagon Chris Brown: Kjo është një gënjeshtër e madhe, e rëndë për mua si baba i një vajze

Pas lajmit për përdhunim, reagon Chris Brown: Kjo është një gënjeshtër e madhe, e rëndë për mua si baba i një vajze
Chirs Brown (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në mediat ndërkombëtare se këngëtari me renome botërore, Chris Brown, është arrestuar në Paris.

Kjo gjë thuhet të ketë ndodhur nën akuzat për përdhunim, pasi një grua 24-vjeçare e ka denoncuar atë, duke thënë se është sulmuar seksualisht nga 29-vjeçari në një nga hotelet e Parisit.

Chris Brown (Foto: Jonathan Leibson/Getty Images/Guliver)

Por, kundrejt këtyre deklaratave ka reaguar vet Brown, i cili ka publikuar një fotografi shoqëruar me një demant në rrjetin social Instagram.


Fotografia në fjalë thotë: “Kjo bushtër po gënjen”, ndërsa në përshkrimin e saj, Chris rrëfen se kjo ngjarje është e rëndë për të si familjar dhe si baba i një vajze.

https://www.instagram.com/p/Bs80CzIhQGT/

“Unë dua ta bëj këtë krejtësisht të qartë…kjo është gënjeshtër dhe e pakuptimtë! Kurrë! Për vajzën time dhe familjen time, kjo është kaq e pakuptimtë dhe është kundër karakterit dhe moralit tim”, ka shkruar Chris Brown në Instagram.

Chris Brown arrestohet në Paris
Lexo po ashtu Chris Brown arrestohet në Paris

Chris Brown është liruar nga Policia franceze të martën mbrëma bashkë me një mik të tij, teksa zyrtarët thonë se hetimi ende po vazhdon.

Megjithatë, rasti i sotëm nuk ka qenë problemi i tij i parë me ligjin, kjo pasi vite më parë ai ka qenë i dënuar për një sulm ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna.

Ai u dënua me pesë vjet me kusht në shërbim të komunitetit për sulm ndaj ish-të dashurës së tij, Rihannës në vitin 2009. /Telegrafi/

Chris Brown (Foto: Bryan Steffy/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori