LAJMI I FUNDIT:

Pas kërkesës së Kurtit, Jahja Kokaj i sqaron Hoxhajt fenomenin e hapjes së qiellit dhe kryqëzimit të yjeve

Pas kërkesës së Kurtit, Jahja Kokaj i sqaron Hoxhajt fenomenin e hapjes së qiellit dhe kryqëzimit të yjeve

Deputeti i LVV-së, Jahja Koka ka dhënë sqarimin e tij se çfarë nënkuptohet me hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, që nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i përmendi kryeministrit Albin Kurti.

Jahja Kokaj tha se fenomeni i hapjes së qiellit ndodh në mes të natës kur paraqitet një dritë befasuese.

“Kam respekt të veçantë për z.Hoxhaj pasi që me vendim të tij për 4 vite isha në detyrë diplomatike dhe i kam borxh t’i sqaroj. Fenomeni i hapjes së qiellit është e bazuar në atë se mes natës paraqitet dritë e befasuese meqenëse nuk ekziston as dielli as hëna, ai është fenomen meqë dielli gjeneron një stuhi diellore magnetike bëhet një fenomen kuantik në molekulat e atmosferës dhe gjenerohen ngjyra të bukura me një energji optike ë madhe dhe këto quhen aurora borealis”, tha Kokaj.


Ai tregoi edhe për yllin polar dhe ndërrimin e orientimit të tij pas 13 mijë vjetësh.

Hoxhaj përmend hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, Kurti: Unë këto nuk i di, të përgjigjet profesor Jahja Kokaj
Lexo po ashtu Hoxhaj përmend hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, Kurti: Unë këto nuk i di, të përgjigjet profesor Jahja Kokaj

“Ylli polar është yll që na shërben për orientim, dhe ky orientim falë faktit se boshti i tokës është konstant, drejtimi i tij është konstant, por pas 13 mijë vjetësh ndërron edhe ai drejtim. Në të kaluarën vend të yllit polar ishte ylli faban apo shaban, në të ardhmen do të jetë një yll tjetër i quajtur vega”, tha Kokaj.

Hoxhaj ka pyetur kryeministrin Kurti që të tregoj data konkrete se çfarë do të bëjë për anëtarësimin në NATO, Këshillin e Evropës me pesë vendet e BE-së dhe Kartën e Adriatikut.

“Meqë ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare e cila mund të jetë mundësi e madhe për Kosovën, ne e kemi ftuar kryeministrin që të na tregoj se çfarë do të bëjë në këtë mundësi të madhe. Te myslimanet kësaj i thonë u hap qielli, dhe ka mundësi që qielli u hap. Krishterët thonë me u kryqëzua yjet. Prandaj ju kisha ftu që për këto tema të debatojmë, politika e jashtme buron nga karakteri i vendit dhe identiteti, por pa yll polar nuk ka politikë të jashtme”, tha Hoxhaj.

E kryeministri për këtë gjë tha se përgjigjet profesor Jahja Kokaj.

“Sa për atë u hap qielli a u mbyll qielli a ylli polar unë ato nuk di, por e ftoj profesorin Jahja Kokaj që të përgjigjet”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori