Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe, Haradinaj shkon në Karaçevë: Nuk duhen lejuar provokime të tilla

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot fshatin Karaçevë pas rastit të djeshëm ku pjesëtarë të xhandarmërisë serbe u panë në këtë fshat.
Haradinaj ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe të mos lejojnë provokime të tilla.
Postimi i plotë:Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































