LAJMI I FUNDIT:

Pas grevës në aeroporte – fluturimet nga Prishtina për në Gjermani po realizohen sipas planit

Pas grevës në aeroporte – fluturimet nga Prishtina për në Gjermani po realizohen sipas planit

Greva njëditore që kishte përfshirë 13 aeroporte gjermane të hënën, bëri që disa fluturime nga Prishtina për në Gjermani të anulohen.

Mirëpo ky problem është zgjidhur dhe gjatë ditës së sotme nuk ka pasur ndonjë anulim të fluturimeve për në Gjermani.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.


“Nuk ka anulime, të gjitha fluturimet janë duke u realizuar sipas planit”, tha Gara.

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina
Lexo po ashtu Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Ndryshe dje Policia Kufitare e Aeroportit të Prishtinë, informoi pasagjerët se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, pritet që të kishte anulime të fluturimeve për në aeroportet gjermane.

Anulimet ishin përkatësisht atje ku ka linja direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte reaguar lidhur me anulimin e disa fluturimeve gjatë ditës së djeshme.

MPJD tha se autoritetet përkatëse po ndjekin situatën dhe do të ofrojnë informacione shtesë për udhëtarët e prekur nga këto anulime.

Greva njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte gjermane, duke përfshirë qendrat e Frankfurtit dhe Mynihut dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të vendit, kishte shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve të hënën më 10 mars.

Sipas Shoqatës Gjermane të Aeroporteve ADV, më shumë se gjysmë milioni njerëz u përballen me ndërprerje të udhëtimit në të gjithë vendin, me më shumë se 3,400 anulime të pritshme të fluturimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

Lajme
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori