Muzeu i Luvrit i ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuara Bankës së Francës.

Ky veprim vjen pas një grabitjeje spektakolare javën e kaluar që nxori në pah dobësinë e sigurisë së muzeut të famshëm.


Transferimi i disa sendeve të çmuara nga galeria Apollo e muzeut, e cila strehon xhevahiret e kurorës franceze, u zhvillua të premten nën shoqërimin e policisë sekrete.

Banka e Francës, e cila ruan rezervat e arit të vendit në një kasafortë masive 27 metra nën tokë, është vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena.

Ndryshe, hajdutët vodhën tetë vepra të çmuara me vlerë rreth 102 milionë dollarë nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor, duke nxjerrë në pah mangësitë e sigurisë ndërsa hynë në muzeun më të vizituar në botë duke përdorur një vinç për të hyrë në katin e sipërm gjatë orarit të hapjes së muzeut.

Pasi vodhën bizhuteritë, hajdutët ikën me motoçikleta, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre vazhdojnë.

Lajmi i grabitjes bëri jehonë në të gjithë botën. /Telegrafi/