LAJMI I FUNDIT:

Pas frustrimit me Enriquen, dalin pamjet nga sjellja e Mbappes në aeroportin gjerman

Pas frustrimit me Enriquen, dalin pamjet nga sjellja e Mbappes në aeroportin gjerman

Kylian Mbappe nuk ishte i kënaqur me Luis Enrique pasi Paris Saint-Germain barazoi kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

PSG luftoi për të marrë një pikë kundër skuadrës gjermane të martën.

Warren Zaire-Emery shënoi në minutën e 56-të, katër minuta pasi kishte realizuar Karim Adeyemi. Mbappe ishte shumë afër shënimit në pjesën e parë, por Niklas Sule bëri një largim të shkëlqyer jashtë vijës.


Mbappe u largua i frustruar me Luis Enriquen pas barazimit të PSG-së kundër Dortmundit
Lexo po ashtu Mbappe u largua i frustruar me Luis Enriquen pas barazimit të PSG-së kundër Dortmundit

Barazimi në Gjermani do të thotë që PSG-ja përfundoi e dyta në Grupin F, pas Dortmundit me 11 pikë. Mbappe nuk ishte i kënaqur me strategjinë e trajnerit për të nxjerrë një barazim. Ai donte të fitonte dhe të kryesonte grupin.

Raportimet thonë se Mbappe nuk u përmbajt duke i shprehur zhgënjimin e tij trajnerit pas ndeshjes.

Më vonë, në zonën e medias dhe në autobusin e ekipit, ai u duk i mërzitur dhe u ul vetëm për pak para se skuadra t’i bashkohej. Edhe në aeroport, ai dukej shumë poshtë kur PSG kthehej në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori