Pas fitores ndaj Istogut, Bora kualifikohet në finale të Kupës së Ligës së Parë

Bora është kualifikuar në finale të Kupës së Ligës së Parë. Skuadra nga Prishtina në gjysmëfinale mundi Istogun me rezultat 62-60 (16:9, 16:24, 14:18, 16:9).
Bora e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi prej 11 pikësh, qysh në çerekun e parë, 15:4, ndërsa kjo pjesë përfundon 16:9. Por, istogasit nuk dorëzohen dhe rikthehen shumë shpejt në periudhën e dytë, duke përmbysur rezultatin në 22:27, megjithatë prishtinasit afruan shifrat, ku pjesa e parë përfundon 32-33.
Perioda e tretë ishte interesante, ku Bora ishte në epërsi 45:39, por skuadra nga Istogu rikthehet sërish, për ta rikthyer epërsinë në të mirë të tyre 46:51. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë interesant, dhe fituesi është vendosur në çastet e fundit me Borën që triumfoi 62-60.
Më i miri te prishtinasit ishte Dion Haxhosaj me 18 pikë e 23 kërcime, ndërsa te istogasit Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime.
Bora në finale e pret fituesin e ndeshjes New Basket-Drita, që zhvillohet të enjten nga ora 14:00. Finalja zhvillohet të premten nga ora 14:00.
ORARI
E mërkurë 15.02.2023
Bora - Istogu
Ora 17:00 Trepça - Vëllaznimi Grupi D
Ora 20:00 Peja - Rahoveci Grupi A
E enjte 16.02.2023
Ora 14:00 New Basket - Drita (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Sigal Prishtina - Bashkimi Grupi B
Ora 20:00 Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni Grupi C
E premte 17.02.2023
Ora 14:00 NDESHJA FINALE - LIGA E PARË
Ora 17:00 GJYSMËFINALJA I GRUPI A - D
Ora 20:00 GJYSMËFINALJA II GRUPI B - C
E diel 19.02.2023
Ora 14:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS PËR FEMRAT
Ora 17:00 FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS



















































