LAJMI I FUNDIT:

Pas eksperiencës gjatë pandemisë, disa prindër kundërshtojnë mendimin e SASHK-ut për rikthimin e mësimit online për nxënësit

Pas eksperiencës gjatë pandemisë, disa prindër kundërshtojnë mendimin e SASHK-ut për rikthimin e mësimit online për nxënësit

Prindërit nuk mund të përballojnë presionin financiar nëse mësimdhënia kalon në internet, gjegjësisht në formën online.

Pandemia tregoi se mijëra studentë e nxënës nuk ishin në gjendje të ndiqnin mësimet online, kështu që u desh të mjaftoheshin me kopje dhe e gjithë kjo ndikoi në suksesin e tyre.

Sipas tyre, zgjidhje nuk është as pushimi i zgjatur, ata kërkojnë kushte adekuate për mësim në klasë.


Disa prindër nga qyteti i Shkupit kundërshtuan ashpër SASHK-un, pas informacioneve për futjen e mundshme të mësimit online nga gjysëmvjetori i dytë.

Edhe mësuesit nuk mund të subvencionojnë nga xhepat e tyre për të mbajtur mësimin.

Nuk ka një vendim zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se si do të zbatohet viti shkollor pas faturave jashtëzakonisht të larta që kanë marrë shkollat.

Mendimi i tyre është se shkollat ​​do të mbyllen të fundit nëse vjen deri tek një vendim i tillë si shkak i krizës energjetike.

Sipas informacioneve ditura deri më tani, ministria analizon se sa dhe për çfarë përdoren mjetet nga bllok grantet.

Synimi i tyre është të ndihmojnë komunat me një plan për riorganizimin e këtyre fondeve për të zbutur goditjen e faturave të reja të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Nuk ka asnjë vendim për rritjen e bllok granteve, por ministria po e shqyrton edhe këtë opsion.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori