LAJMI I FUNDIT:

Pas divorcit çdo i dhjeti i nxit miqtë kundër ish-partnerit

Pas divorcit çdo i dhjeti i nxit miqtë kundër ish-partnerit

Thyerja dashurore shpesh përfshihet nga ndjenjat negative, ndërkaq jeta me ish-bashkëshortin më së shpeshti përkeqësohet me grindje rreth financave, rreth fëmijëve dhe për shkak se u kushtohet më shumë miqve.

Se divorci shpesh lë shije të hidhur, ndërsa te ish-bashkëshortët nxit dëshirën për hakmarrje tregon studimi i ri i Kompanisë britanike të avokatëve Slater and Gordon.

Sipas saj, shumica e bashkëshortëve të divorcuar jo gjatë pas divorcit nuk mendojnë në mënyrë racionale dhe marrin vendime në kundërshtim me interesat e fëmijëve të përbashkët, ndërkaq 70 për qind e tyre nuk mund t’i ndajnë emocionet e tyre rreth zgjidhjes së gjërave praktike të cilat kanë të bëjnë me kujdestarinë dhe financimin.

Rreth 66 për qind e çifteve pranojnë që, duke u përpjekur të lëndojnë ish-partnerin, pikërisht dëmtojnë më së shumti fëmijët e tyre, shkruan Daily Mail.


Çdo i dhjetë çift i divorcuar qëllimisht do të përgojojë ish-partnerin te miqtë e përbashkët në mënyrë që t’i bëjë të ndryshojnë mendimin dhe t’i nxisë kundër tij.

Taktikat më të ndyra pas divorcit:

▪ Sabotimi i marrëveshjes rreth kujdestarisë,
▪ Sabotimi i marrëveshjes rreth ndarjes së financave,
▪ Paraqitja e vetes si viktimë para miqve të përbashkët,
▪ U flet fëmijëve në mënyrën negative për ish-partnerin,
▪ Provokimi i xhelozisë te ish-partneri.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë gabime që i bëjnë hajdutët të kuptojnë menjëherë se nuk jeni në shtëpi

Gjashtë gabime që i bëjnë hajdutët të kuptojnë menjëherë se nuk jeni në shtëpi

Lifestyle
Si të bëni që pluhuri të ngjitet më pak në mobilie? Provoni një truk të lirë nga TikToku

Si të bëni që pluhuri të ngjitet më pak në mobilie? Provoni një truk të lirë nga TikToku

Bëje vet
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Brenda pallatit të gurit të stilit Norman të Ralph Lauren-it në Bedford

Brenda pallatit të gurit të stilit Norman të Ralph Lauren-it në Bedford

Shtëpi të bukura
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Luanit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Luanit do të pendohej nëse do të ndahej

Personat e lindur nën këto tre shenja mund t'ju bindin për çdo gjë, edhe kur e dini se e kanë gabim

Personat e lindur nën këto tre shenja mund t'ju bindin për çdo gjë, edhe kur e dini se e kanë gabim

Astrologji
Kalo në kategori