LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratave të Qeverisë, ironizon Çitaku: E kemi pranuar planin. Jo nuk e kemi pranuar planin – Ka asociacion, Asociacioni ka vdekur

Pas deklaratave të Qeverisë, ironizon Çitaku: E kemi pranuar planin. Jo nuk e kemi pranuar planin – Ka asociacion, Asociacioni ka vdekur

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas disa deklaratave të fundit të Qeverisë së Kosovës për dialogun apo nëse do ta pranojnë apo jo Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës është duke krijuar konfuzion dhe panik në vend.

“E kemi pranuar planin. Jo nuk e kemi pranuar planin. Nuk ka dialog pa u ndëshkuar Serbia. Ka dialog me Serbinë këtë javë. Ka asociacion. Asociacioni ka vdekur. Ka s’ka, ka s’ka, ka s’ka. Kakofoni. Konfuzion. Panik”, ka shkruar Çitaku në Facebook.


Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian.

Për herë të parë pas 42 ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori