Turqia i është kundërpërgjigjur qeverisë siriane, pasi që të hënën presidenti turk Rece Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të fillojnë sulmin në qytetin Manbij, ku tanket e Bashar al-Assadit po tentojnë të mbrojnë kurdët.

Presidenti turk ka deklaruar se "pritet të implementojnë vendimin e tyre lidhur me Manbijin", ku në fotografitë e publikuara shihen tanket e ushtrisë turke dhe mjete tjera të blinduara në afërsi të qytetit sirian al-Tukhar, transmeton Telegrafi.


5 31

Dhe derisa ai po fliste para qytetarëve, videoja e publikuar nga forcat Demokratike siriane (kurde), shfaq tanket e ushtrisë së Assadit në Manbij,  jo larg atyre turke.

4 40

Ky fakt mund ta ndryshojë situatën, pasi Assad përkrahet nga Rusia dhe Irani. Gjithashtu kjo do të ishte hera e parë që forcave ruse që përkrahin ushtrinë siriane, t'i bashkohen forcat kurde.

6 21

Raportohet se Assad kishte arritur marrëveshje me kurdët gjatë të dielës që t'i mbroj ata nga sulmet turke, në këmbim që të rikthejnë kontrollin e qyteteve në afërsi të vijës kufitare Manbij dhe Kobane. /Telegrafi/

9 13

7 18

1 144

2 60