Heroida ka shkuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E Diela Shqiptare”, për të kërkuar vëllain e saj nga ana e të atit, pasi prej 36 vitesh nuk janë parë.
Sikurse e thërrasin miqtë, Lida rrëfen se e ka patur gjithmonë pasion muzikën, por familja e saj nuk e lejonte, ndaj ajo shkonte e këndonte fshehurazi në festivalet e pionerëve. Por, në moshën 14-vjeçare, ata e zbuluan dhe e rrahën, duke e larguar edhe nga shkolla. I vëllai e rrahu me rrip, ndërsa e ëma i preu flokët dhe e mbylli në dhomë duke e “burgosur”. Kjo sjellje erdhi si pasojë e shpifjeve të vëllezërve të saj, të cilët pretendonin se ajo nuk shkonte për të kënduar dhe se ishte e shthurur.
“Unë ika nga shtëpia, ika nga familja. Në orën 16:15 ikte treni nga Elbasani për Durrës. Kam hipur në tren pa biletë, pa lekë, pa asgjë prej gjëje. Vajta në Durrës, ngela ku do veja. Te gjyshja nuk veja dot se kisha frikë, e as te dajat. Kisha dëgjuar në familje që kisha një vëlla me gruan e parë të babait. Kisha dëgjuar që kishte emrin e gjyshit, Abedin Lufta, dhe thashë të veja ta takoja e të kërkoja një strehë te ky. Nëse nuk do më pranonte, nuk e dija se si do përfundonte jeta ime.”
Lida shkoi në shtëpinë e të vëllait dhe familja e tij pranuan ta strehonin.
“Kam ardhur këtu që vetëm e vetëm t’i kërkoj falje, sepse në atë moshë që vajta unë i rashë derës së atij, e ai mund të përfundonte në burg për mua. Ai as më njihte, as unë s’e njihja, as nuk isha rritur me të, as nuk kisha jetuar me të. I kam krijuar shumë debate edhe me gruan, por unë isha fëmijë dhe nuk dija. Pasioni im ishte vetëm të këndoja vetëm që të isha një vajzë e shkathët.”
Kur Lida ishte 16 vjeçe njohu një djalë, për të cilin s’kishte asnjë informacion. Vetëm pamja e jashtme i bëri që të dashuroheshin e më pas të martoheshin. Familja e djalit ishte e internuar prej shumë vitesh në Fier, por duke qenë se i ati i Lindës ishte sekretar partie në Elbasan, e detyruan të ndahej.
“Më mori babai, të them të drejtën më gënjeu. Nuk më tha të drejtën kur më mori. Më tha që i kishte marrë malli se u bënë shumë vite që s’më kishin parë. Unë meqë isha e martuar, të them të drejtën vajta se thashë çfarë do më bëjnë tani. Kur më ka marrë për herë të parë babai isha shtatzënë tremuajshe me Rozalindën. Ndenja një javë dhe pastaj më hapi babi këtë bisedë. Më tha: ‘Po më do mua, nuk do shkosh më në Fier.’ Jo, i thashë unë, ai është burri im dhe unë kam jetën atje”.
Por, kur lexoi letrën nga Komiteti, që i kishin dërguar të atit, qau dhe vendosi që të mos i ndodhte ajo çka i kishte ndodhur asaj, të privohej nga ajo që donte. Lida vendosi të ndahej nga bashkëshorti, por divorci duhej të bëhej pasi të lindte foshnjën. Ferizi nuk donte të ndaheshin dhe ka kërkuar disa herë takim me Lidën.
“Mori gocën në krahë, qante e thoshte: ‘Pse? Çfarë i kam bërë unë kësaj jete?’. Nuk i ndërpreva lidhjet me Ferizin. Kur m’u bë vajza pesë vjeç e kam takuar prapë, fshehurazi. Kjo ishte hera e fundit që u takuam se pastaj më martuan”.
Për sa i përket të vëllait që e strehoi, Lida thotë se e ka kërkuar shumë, por nuk ka mundur dot ta gjejë, ndaj i është drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty”.
“Ta shikoj tani nuk e mbaj mend. Kam pësuar dhe një disfatë shumë të madhe, më ka humbur memorja. Dhe këto gjëra që mbaj mend, nuk e di se si… Janë ngulitur shumë thellë në memorjen time”.
Stafi i “E Diela Shqiptare” mundi të gjejë vëllain e Lidës, Abedinin, i cili pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”. I pyetur nga Ardit Gjebrea se kush mund të jetë personi që e ka ftuar, ai me humor shprehet se vetëm Arditi dhe Zoti e dinë.
Abedini: Unë pres kush të jetë, më ka lënë pa gjumë gjithë natën.
Arditi: Çfarë mendoje, ku të shkonte mendja?
Abedini: Ku nuk shkon mendja. Ne shqiptarët gjithmonë mendojmë shumë dhe plakemi shpejt. Unë s’kam menduar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sa kam menduar për këtë të sotmen.
Në ekranin e murit ndarës vëllai shikon motrën pas 36 vitesh dhe arrin ta njohë.
Abedini: Kjo është motra më duket. Më duket se është ajo se kam vite pa e parë. E kam parë një herë të vogël, një herë më fëmijë, pastaj s’e kam parë më. Ka qenë në Greqi.
Lida: Abedin mirë se erdhe! Shumë faleminderit! E para kam ardhur të të kërkoj falje, të kam futur shumë në bela. Kam ardhur kam trokitur në derën tënde në një moshë shumë të vogël dhe më ke pranuar, më ke futur brenda. Ju jam shumë mirënjohëse, megjithëse je gjaku im, je vëllai im!
Abedini: Ajo nuk diskutohet.
Lida: Kam bërë luftë të madhe dhe me vëllezërit e tjerë dhe motrën që ju të takoheni, të flisni. Doja t’i sillja dhe këtu në emision, por nuk pranuan. Dashi është në Amerikë, Kujtimi në Itali. Mbrëmë kam folur me Lolën dhe më tha: “Nuk e donte nëna dhe babai, as unë nuk do ta dua derisa t’i shkoj atyre afër”. Babai na vdiq në ’99-ën.
Abedini: E di. Një javë pasi kam martuar unë gocën.
Lida: Mamaja më vdiq para dy vjetëve. Kisha shumë dëshirë t’ju takoja, megjithëse kam patur dhe unë shumë halle. Kam qenë dhe unë gati një vit në spital se bëra karambol me makinë. Jam bërë dhe unë gjyshe.
Abedini: Urime! T’i kesh me jetë.
Lida: Dëshira ime, ëndrra ime… Ju kam kërkuar shumë, por ju keni ikur nga shtëpia që kam jetuar edhe unë. Më kanë thënë t’ju kërkoj në Gjendje Civile, por koha ime ka qenë shumë e pakët. Nuk kam asnjë fotografi tënde … Kjo më ka bërë që dhe të vij këtu. Si ika nga shtëpia juaj pa marrë një fotografi.
Abedini: Ishte gjë e shpejtë ajo që ike ti.
Lida: Nuk e di. Juve ndoshta ju ka kërcënuar babai ose Kujtimi ose Dashi, nuk e di se ç’keni patur në atë kohë.
Abedini: Unë s’kam patur me asnjë, asnjë gjë. Unë kam qenë gjithmonë në pritje. S’ka patur rezultat. Le t’i ngeli atyre, unë jam ndarë që 11: muajsh.
Lida: Tani nuk do ndahemi më nga njëri: tjetri.
“Edhe pse lidhja e tyre humbi për 36 vite, gjaku përsëri thërret”, e përmbyll Ardit Gjebrea, duke i lënë mundësinë motrës dhe vëllait të përqafohen. /tvklan.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mësimi tërë ditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkolla-1-380x233.jpg)
Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?
![MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/rrushi-380x233.jpg)
MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit
![Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480209587_1166066784877859_2289392618338489363_n-380x233.jpg)
Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim