Luiz Ejlli është brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania që 126 ditë.

Në këtë natë speciale, një javë para finales, ai u befasua nga nëna e tij - e cila erdhi për vizitë nga New Yorku.


Nëna e Luizit i tha atij që në këtë javë të fundit që ka mbetur duhet të bëjë vetëm humor brenda në shtëpi me të gjithë banorët.

Screenshot 43 2 Foto: Facebook

Ajo tha se konkurrentët duhet të kalojnë të gjithë shumë mirë.

Luizi nga ana tjetër i tha Arbanës se tani e humbi Big Brotherin, pasi u përfshi në shumë emocione kur takoi të ëmën.

Screenshot 44 1 Foto: Facebook

Artisti theksoi që dëshira e tij është që nëna e tij të mos punojë më, por të qëndrojë në shtëpi me të dhe Kiarën.

Befasia iu bë Luizit pasi ai tregoi ‘Linjën e Jetës’, rrëfeu jetën dhe të kaluarën.

Screenshot 46 1 Foto: Facebook

I njëjti zbuloi shumë gjëra, përfshirë momentin kur humbi të atin dhe arsyen që iu desh të largohej nga muzika. /Telegrafi/

Screenshot 49 Foto: Facebook